LAJMI I FUNDIT:

MG eHS pritet të jetë rivali kryesor i modelit Y të Tesla-s

MG eHS pritet të jetë rivali kryesor i modelit Y të Tesla-s

Nën menaxhimin e kompanisë SAIC Motor, brendi MG i veturave po fillon të shpresojë për rritje në tregjet botërore.

Modeli MG Marvel R, së shpejti do të zëvendësohet me një MG eHS, i cili thuhet të jetë rivali kryesor i modelit Y të Tesla-s.


Dizajni i përparmë i variantit të ri dominohet nga dritat Matrix, ndërsa nga pjesa e pasme ka drita LED me detaje kromi, dhe një flamur të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të origjinës së brendit.

Performanca e tij thuhet të jetë përmirësuar në krahasim me modelin e kaluar, ku rol kryesor luajnë rrotat e pasme.

Ende nuk dihet se sa është madhësia e baterisë së tij, dhe cilat janë opsionet e karikimit, por dihet se platforma mbi të cilën është ndërtuar ky model mbështet kapacitetet e baterisë prej më shumë se 150 kWh.

Rivalët kryesorë të modelit MG eHS në tregun e veturave elektrike pritet të jenë Ford Mustang Mach-E, modeli Y i Tesla-s, Hyundai Ioniq 5, Kia EV5, Toyota BZ4X, Nissan Ariya, si dhe Volkswagen ID.4. /Telegrafi/