LAJMI I FUNDIT:

“Mezi pres të filloj këtë aventurë me ju”, fjalët e para të Giroud si lojtar i Milanit

“Mezi pres të filloj këtë aventurë me ju”, fjalët e para të Giroud si lojtar i Milanit

Nënshkrimi i ri, Olivier Giroud u dërgoi një mesazh tifozëve të Milanit, duke u thënë se mezi pret të filloj këtë aventurë emocionuese.

Rossonerët përfunduan nënshkrimin e reprezentuesit francez sot (e shtunë) dhe ish-sulmuesi i Chelseat do të mbaj numrin 9 në San Siro sezonin e ardhshëm.

Milani zyrtarisht njoftoi ardhjen e Giroud në faqen e tyre zyrtare sot dhe Giroud tani u ka dërguar një mesazh tifozëve Rossoner.


Zyrtare: Milani prezanton Olivier Giroudin
Lexo po ashtu Zyrtare: Milani prezanton Olivier Giroudin

“Përshëndetje tifozë të Milanit”, shkroi fillimisht Giroud në profilin e tij privat në Twitter.

“Jam shumë krenar që kam origjinë italiane dhe mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju”.

“Falënderoj Ivan Gazidis, të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldinin, Frederic Massara dhe trajnerin Stefano Pioli për mirëseardhjen. Forza Milan”, përfundoi francezi.

Giroud, i cili ka 110 paraqitje me Francën, ka kaluar nëntë sezone në Ligën Premier, pasi ai arriti në Arsenal nga Montpellier në korrik të vitit 2012.

Ai ka shënuar 90 gola në 255 paraqitje në kampionat gjatë periudhës së tij me Arsenalin dhe Chelsean në Angli.

Giroud ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Milanin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori