LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Do të ketë drejtësi për rastet Koçani, spitalin modular në Tetovë, Llaskarcën

Mexhiti: Do të ketë drejtësi për rastet Koçani, spitalin modular në Tetovë, Llaskarcën

Zv. kryeministri Izet Mexhiti thekson se pas tragjedisë së Koçanit qeveria ka marrë një leksion dhe se nuk do të lejojnë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit

“Koçani, ‘Besa trans’, Spitali modular në Tetovë, Llaskarca – shumë tragjedi të rënda me shumë viktima për një vend të vogël si Maqedonia e veriut! Shumë dhimbje e familje të mbështjella në zi e vajtim, e shumë pak drejtësi për viktimat!

Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u shuan tragjikisht më 16 mars, si Qeveri zotohemi se leksioni i hidhur i Koçanit është mësuar, se mesazhi është pranuar: shteti nuk do të qëndrojë më duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit!


Lufta jonë për një Maqedoni më të mirë do të ketë kuptim vetëm atëherë kur ata ndaj të cilëve sistemi ka qene i padrejtë do të ndjejnë se drejtësia, megjithatë, nuk është nocion i kapur nga mafia që kontrollon shtetin, siç për fat të keq ka qenë rasti për vite me rradhë në të shkuarën, dhe se thirrjet e tyre për drejtësi do të hasin në përgjigje dhe reagim”, shkruan Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Mexhiti shkruan se shteti do të veprojë, përgjegjësi do të ketë.

“Drejtësi do të ketë: për Koçanin, për ‘Besa transin’, për Spitalin e Tetovës, për Llaskarcën, për të gjitha tragjeditë të cilat kanë për shkak korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, dhe për pasojë kanë jetët e njerëzve”, shton ai./Telegrafi/