LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Ne i shërbejmë Ali Ahmetit, ai mund ta zgjidh problemin për dy minuta

Mexhiti: Ne i shërbejmë Ali Ahmetit, ai mund ta zgjidh problemin për dy minuta

“Ne i kemi shërbyer dhe i shërbejmë Ali Ahmeti për 20 vjet. Ne kemi komunikim, por nuk merremi vesh. Problemi është se ne nuk kemi hasmëri, por kemi dallime politike”.

Kështu u shpreh Izet Mexhiti nga Grupi i zjarrit teksa u përgjigj se a janë për unitet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.


Megjithatë, tregoi se ku qëndron problemi se nuk po ndodh ky unitet përskaj thirrjeve të vazhdueshme.

“Ne nuk jemi si Artani që ditën shtron dorën e pajtimit, kurse në mbrëmje shkarkon ata që mendojnë ndryshe ose që nuk pajtohen me zotëri Grubin”, tha Mexhiti nga Tetova.

Ai deklaroi se që të zgjidhet problemi brenda BDI-së, duhet të largohet Artan Grubi.

Pas kësaj, Mexhiti thotë se zgjidhja mund të bëhet për dy minuta nga lideri i BDI-së.

“Problemi ka emër. Problemi është Artan Grubi dhe fryma artaniste në BDI. Momentin që hiqet, zgjidhjen e ka zotëri Ahmeti për 2 minuta”, tha Mexhiti