Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni të Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbështet opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe se Lëvizja Vetëvendosja do të jetë pjesë e opozitës atje.
Sipas tij, LVV-ja “de-facto” është pjesë e opozitës shqiptare atje.
“Më konkret rreth bashkëpunimit, zoti Kurti dhe Vetëvendosja mbështet serish opozitën shqiptare si edhe ma herët. Vetëvendosja është pjesë e opozitës shqiptare atje, de-jure nuk do të jetë, sepse nuk është regjistruar në Maqedoni. De-facto, veç është pjesë e opozitës shqiptare, sepse opozita shqiptare, është në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim”.
“Veç jemi duke e përgatitur programin zgjedhor dhe atë janë duke punuar katër subjektet dhe përfaqësues të LVV-së si Arbër Zaimi, Bekim Qoku dhe ekspertë të tjerë jemi në bisedime edhe me Taravarin”, ka thënë Mexhiti në RTV Dukagjini.
Ndërsa mbrëmë në studion e njëjtë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që është edhe nënkryetar i partisë shqiptare BDI ka komentuar përfshirjen e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e këtij vendi.
Osmani ka thënë se kushdo që është në qeveri në Kosovë apo Shqipëri, shqiptarët e Maqedonisë do të bashkëpunojnë.
“Ndërhyrja direkte për të mbajtur anë e destabilizon skenën politike. Albin Kurti e ka bërë këtë ndërhyrje në shumë palë zgjedhje parlamentare. Eksponent të LVV-së kanë mbajtur fjalime në tubime. Në fillim kemi thënë është ok, pasi janë parti të profilit të njëjtë politikë. Por kjo që po flitet së fundmi për përfshirje në zgjedhje është tjetër dimension që është i dëmshëm pasi legjitimon ndërhyrjen nga jashtë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Osmani.
Ndërsa, siç njoftoi zyra e Kryeministrit, gjatë së martës Kurti priti në takim Arben Taravarin, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA e i komunës së Tetovës, Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputeti e Afrim Gashin, kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.
Kujtojmë se para pak ditësh në RMV është zgjedhur kryeministër teknik, Talat Xhaferi, nga BDI, kështu duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në historinë e shtetit maqedonas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova