LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: BDI nuk proteston por bën politikë autoktone

Mexhiti: BDI nuk proteston por bën politikë autoktone

Nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i komunës së Çairit ka komentuar protestat e partive tjera dhe ka treguar arsyen se pse BDI nuk proteston. Mexhiti thotë se BDI nuk proteston por bën politik autoktone, njofton Telegrafi Maqedoni

“Kam edhe një porosi, parashtrohet pyetja se pse të tjerët protestojnë dhe BDI nuk proteston. BDI bën politikë autoktone, BDI proteston, atëherë kur vlerëson se është interes shqiptar, jo pse i bëhet qejfi VMRO-së apo LSDM-së. Ajo proteston atëherë kur mendon se duhet të protestojë, e patëm shembullin në Butel për ndalimin e vendosje së kryqit dhe këtu falënderoj edhe Forumin, jo vetëm në ndalimin e këtij projekti, por edhe në realizimin e gjitha të arriturave brenda komunës dhe degës së Çairit dhe këtu është vula juaj në projektet kombëtare” tha në mes tjerash Mexhiti në Kuvendin zgjedhor të FR- BDI të Çairit./Telegrafi/