LAJMI I FUNDIT:

Mevlyde Saraçi: Nuk i kam dhënë zarf Flora Brovinës, do ta padisë për shpifje

Mevlyde Saraçi: Nuk i kam dhënë zarf Flora Brovinës, do ta padisë për shpifje

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, në një konferencë për media ka thënë se në asnjë rast nuk i ka dhënë ndonjë zarf deputetes Brovina.

Saraçi ka theksuar se sikur ta kishte atë fotografi menjëherë do ta kishte dërguar në Polici.


“Unë nuk kam qenë asnjëherë nënkryetare e komisionit, kam qenë anëtare e komisionit për çështje sociale të shëndetësisë dhe persona të pagjetur. Kam punuar për tre vite dhe puna jonë ka qenë publike. Në asnjë rast nuk kam përdorur zarfa, në asnjë moment gjatë jetës time nuk jam marr me filma pronografik dhe unë ndihem shumë e turpëruar për përmendjen e emrit tim. Ndoshta ka qenë nxitim i zonjës Brovina të cilën e kam kolege jo vetëm në politikë. Por në asnjë moment nuk e pranoj përcjelljen e pafajësisë si fajësi që unë të hënën të paraqitën në Policinë e Kosovës për të dhënë dëshmi për një fotografi që nuk e njoh dhe se kam parë kurrë. Sikur ta kisha atë fotografi unë menjëherë do ta dërgoja në Polici. Nuk e njoh fotografinë, nuk e njoh rastin, nuk është fusha ime të merrem me gratë e përdhunuara që u kërkoj falje me fatkeqësinë që e kanë përjetuar”, ka thënë ajo.

Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Ndër të tjera ajo ka theksuar se do ta padisë deputeten Brovina për shpifje.

“Unë jam e vendosur të luftoj kundër Serbisë, ndërkaq jam e detyruar ashtu siç ka vepruar ajo përmes organeve të drejtësisë edhe unë të veprojë. Emri im është keqpërdorur, nuk e di a me qëllim apo ka gabuar. Unë të hënën do ta jap deklaratën time në Polici, dhe pastaj do ta padisë për shpifje të drejtpërdrejt kundër një ish deputetje, që kam punuar për Kosovën, për të drejtat e njeriut, dhe që vazhdoj të punoj për grumbullimin e fakteve për krimet e luftës. Kam pasur dëshirë të denoncoj serbët dhe jo njëra tjetrën e aq më shumë një mike që ka bërë gabim të madh, por nuk ka pasur nevojë të potencoj emra. Iu kërkoj falje të gjitha viktimave por emri im është përmendur pa fakte”, ka deklaruar ajo.

Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar
Lexo po ashtu Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar

Ajo ka thënë se nuk ka luftë politike mes saj dhe deputetes Brovina.

“Unë nuk jam marr me fushën e përdhunimeve sepse nuk jam specialiste e fushës. Përmes avokatit tim do ta paraqes padinë. Në autobus kam marr ftesë nga Policia hetuese që të hënën në mëngjes të paraqitem, nuk e di a në cilësinë e dëshmitares apo fajtores. Unë privatisht nuk i kam dhënë asnjë zarf Brovines, zyrtarisht janë dokumentet në Kuvend. Nuk mbaj përgjegjësi për harresë emrash. Nuk ka luftë politike sepse Florën e shoh më shumë si veprimtare se sa si pjesë të politikës. Nuk mund ta akuzoj sepse ajo ka punuar gjithmonë, pro pasi më ka akuzuar mua unë jam e detyruar ta paraqes për shpifje. Nuk do të merrem më individualisht me të sepse tani çdo gjë është publike jo private”, ka thënë ajo.

Saraçi u përfol nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina që ishte e pranishme kur iu dorëzua fotografia për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, të cilën e paraqiti të enjten në publik, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me atë fotografi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori