Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Vetë artisti bëri me dije ngjarjen përmes një videoje të postuar në rrjetet e tij sociale, duke shkruar me humor: “Kush na ka mallkuar?”.


Në pamjet e ndara shihet makina e Shabës e dëmtuar në pjesën e përparme, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.

Foto: Mevlan Shaba/InstaStory

Edhe personat që udhëtonin me automjetin tjetër të përfshirë në përplasje kanë dalë të padëmtuar.

Mevlan Shaba, i cili njihet jo vetëm për karrierën muzikore, por edhe për prezencën e tij të fortë në mediat rozë shqiptare dhe kosovare, ka reaguar menjëherë duke qetësuar fansat dhe duke treguar se gjithçka kaloi pa pasoja serioze. /Telegrafi/