LAJMI I FUNDIT:

‘Metroid Prime 4’ ripërpunohet për të plotësuar standardin e Nintendos (Video)

‘Metroid Prime 4’ ripërpunohet për të plotësuar standardin e Nintendos (Video)

Shinya Takahashi që është një ndër drejtuesit kryesor në Nintendo, ka bërë të ditur se ‘Metroid Prime 4’ do të ripërpunohet, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e kërkuara.

Video-loja tani është në duart e inxhinierëve të Retro Studios, ndërsa nuk pritet të del pas një apo dy vitesh, transmeton Telegrafi.


“Na vie keq për adhuruesit që e pritën me padurim, por nuk i plotësonte disa prej kushteve bazike, andaj po e zhvillojmë me kujdes dhe që të përmirësojmë çdo element” ka thënë Takahashi.

E njëjta studio është kujdesur edhe për origjinalin Metroid Prime, si dhe vazhdimin e tretë që është lansuar me2017.

Megjithëse kjo studio ka ndryshuar shumë, ende ka mundësi të krijojë video-lojëra për Nintendo, gjë që e ka vërtetuar me lansimin e dy edicioneve të Donkey Kong Countyr Returns.

Kthimi prapa i ‘Metroid Prime 4’ nuk është pritur mirë prej entuziastëve, gjë për të cilën Takahashi ka kërkuar falje, me pretendimin se kur të arrijë video-loja do të jetë shumë e kompletuar. /Telegrafi/