Prezantuesi dhe modeli i njohur, Meti Alshiqi, për shumë kohë qëndroi larg televizioneve e kamerave.

Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.


Megjithatë, ai së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton "Prive", është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

unknown 131520792 1187725935023069 7142084546540822872 n

Moderatori i "1 kafe me Labin" mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e "konfirmon" edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

"Prive" e ka cilësuar si "të vërtetë" lajmin e qarkulluar për ndarjen e tyre, në rubrikën e përjavshme "E vërtetë/e pavërtetë".

unknown 200856882 795169954697446 705656932145963331 n

I njëjti pas rikthimit në Kosovë është angazhuar në biznes me hapjen e një restoranti të ri në kryeqytet. /Telegrafi/