Meteori ndriçon qiellin mbi Britaninë e Madhe, kamerat e sigurisë kapin momentin

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video të një meteori, që në orët e para të mëngjesit të shtunës ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe.
Këtë fenomen e panë banorë të zonave të ndryshme, përfshirë ata nga Kenti, Londra dhe Birminghami, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet një dritë me ngjyrë të kaltër që shndriste qiellin rreth orës 2 të mëngjesit.
Meteorët që ndriçojnë qiellin shihen shpesh mbi Britaninë e Madhe, madje pamje të tilla kanë filluar të bëhen të zakonshme.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur meteori bie me shpejtësi të madhe dhe drita që shndriste qiellin, zhduket krejt befasisht. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































