Çfarë do të bëni me një hard disk të vjetër, lloji që ende mund të gjendet brenda shumicës së kompjuterëve, pasi të arrijë “në fund të jetës së tij”?
Nëse Allan Walton ka gjetur rrugën e duhur, pjesë të një hard disku të cilin mund ta keni hedhur në mbeturina, mund të jenë një shtytës i veturës suaj të radhës, duke supozuar se ajo mund të jetë elektrike.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për profesorin e Universitetit të Birminghamit që është një drejtor në firmën Hypromag, e cila ekstrakton dhe riciklon magnetet nga hard disqet e përdorur.
Po sipas shkrimit në fjalë, Neodimi është një metal i rrallë i tokës – element kimik që konsiderohet përbërës thelbësor në shumë teknologji që duhet të kenë sot, nga telefonat inteligjentë deri tek ekranet televizive.
Neodimi përdoret, ndër të tjera, për të bërë magnete që rrotullojnë motorët në automjetet elektrike.
Dhe profesor Walton beson se në 10 vitet e ardhshme, kompania e tij mund të riciklonte Neodim të mjaftueshëm për të përmbushur një të katërtën e kërkesës së Mbretërisë së Bashkuar – pothuajse e gjithë kjo e importuar aktualisht nga Kina.
Pasi automjetet elektrike të bëhen gati dhe të fillojnë punën, ato shihen gjerësisht se janë më miqësore me mjedisin sesa veturat me një motor me djegie të brendshme.
Nëse kujtojmë Tabelën periodike të Elementëve nga lënda e kimisë në shkollën e mesme, termi “rare earths”, elementë të rrallë të tokës, i referohet një grupi prej 17 elementesh të Tabelës së Mendelejevit, (me numër atomik nga 57 deri në 71), të cilat njihen si lanthanide. Ato kanë karakteristika të ngjashme metalike, por veti të ndryshme nga metalet e tjera. Kjo është pikërisht arsyeja përse ato janë me kaq vlerë.
Katër vjet më parë në Universitetin e Birminghamit, profesor Walton dhe mentori i tij, profesor Rex Harris, zbuluan se rrjedhja e gazit të hidrogjenit nëpër disqet e vjetër i kthen magnetet në pluhur, i cili mund të “korret”, ri-paketohet dhe “vishet”, për tu bërë magnet të rinj.
Kështu, që siç vlerësohet më tej, jo vetëm që projekti do të ofrojë një zgjidhje për tregun e rrallë të metaleve të rralla të tokës, por kjo do të thotë se mund të shndërrohet në një lloj biznesi, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, Hypromag pret që të shpallë një marrëveshje me kompaninë e makinave në Mbretërinë e Bashkuar, Bentley.
Ajo ka marrë një grant prej 2.6 milionë funtesh nga Innovate UK dhe një gjysmë milioni funtesh investime dhe partneritet të mëtejshëm nga një minierë e vogël afrikane, Mkango.
Sidoqoftë, zgjidhja e Hypromag do të përmbushë vetëm një pjesë të kërkesës në rritje për metale të rralla të tokës, kërkesa të cilat analistët vlerësojnë se do të dyfishohen deri në vitin 2025.
Profesor Walton beson se nëse Britania vepron tani dhe krijon një industri të rrallë riciklimi të këtyre metaleve, ajo mund të bëhet një lider botëror.
Madje, vlerësohet se mundësia është e madhe, me shumë teknologji në zhvillim si 5G që kërkojnë metale të tilla, në krye të nevojës në rritje për teknologji të vendosur siç janë aparate telefonike, mikroprocesorë dhe turbina me erë.
Sidoqoftë, arsyeja kryesore që metalet e rralla janë krahasuar me naftën, janë politikat qeveritare që do të rritin kërkesën për automjete elektrike.
Pas vitit 2025, Holanda nuk do të shesë vetura me benzinë apo naftë. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë zotuar ta përmbushin këtë qëllim deri në vitin 2040 ndërsa këtë vit Kina synon që 12% e makinave të shitura në vend të prodhojnë zero emetime.
Siç theksohet në shkrimin e BBC, kur bëhet fjalë për prodhimin e metaleve të rralla dhe magneteve të bëra prej tyre, Kina është lideri botëror – së paku deri më tani.
Vendi gjendet në krye të tregut sepse kompanitë e tij mund të minojnë dhe t’i përpunojnë ato në vend në produkte të gatshme.
Kështu, siç bëhet e ditur, më shumë se 70 për qind e produkteve të tilla eksportohen nga Kina.
Veç kësaj, metalet e rralla të tokës janë pjesë e planit Made in China 2025 për t’u bërë prodhuesi kryesor në botë.
Por ndërsa Kina eksporton produkte të përpunuara, burimet natyrore të vendit nuk janë të pasura me lloje më të rënda të metaleve të rralla të tokës që janë më së shumti në kërkesë, si Neodimi i përdorur për magnet makinash.
Andaj, Amerika, Britania e Madhe dhe Evropa po përpiqen të ndërtojnë zinxhirë furnizimi për metale të rralla jashtë Kinës, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, më 13 maj, legjislacioni u vendos para legjislatorëve amerikanë, që synonin t’i jepnin industrisë zbritje të taksave – 50 milionë dollarë në fonde u caktuan gjithashtu për start-up minierat në SHBA.
Në anën tjetër, në BE, fondi Horizon 2020 ka filluar një iniciativë për të ndërtuar një zinxhir furnizimesh në disa vende evropiane dhe nordike, përfshirë Britaninë.
Veç këtyre, në Mbretërinë e Bashkuar, metalet e tokës së rrallë janë integrale për strategjinë industriale të qeverisë, sipas Jeff Townsend, i cili këtë vit ngriti një firmë lobuese për të përfaqësuar interesat e industrisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre