Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e ditës së Sulltan Novruzit, nga selia e shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Gjatë fjalës së mbajtur sot, në organizimin festiv të zhvilluar për këtë ditë të shënuar, Meta e cilësoi besimin bektashian, si “një nga lumenjtë më të rëndësishëm që mbush detin e atdhetarizmit tonë”.
“Ai është shembulli i jashtëzakonshëm i përkushtimit moral dhe i shërbesës për atdheun dhe për njeriun. Mirënjohje pafund për veprën e jashtëzakonshme të etërve të bektashizmit që nga Rilindja Kombëtare, nën emrin e vëllezërve Frashëri dhe deri më sot. Që nga koha kur lindi shpresa kombëtare dhe u hodhën themelet e asaj çfarë ka qenë dhe çfarë do të bëhet Shqipëria, në atë projekt gjigant dashurie për atdheun është vënë mendje, zemra, pasioni dhe shërbesa e besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve që besonin tek Shqipëria”, tha Meta.
Më tej, ai vuri në dukje se ky besim fetar mbetet një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë dhe monumenti më i rëndësishëm europian, për shkak të vlerave të harmonisë dhe bashkëjetesës që mbart.
“Duke festuar sot dhe duke uruar njëri-tjetrin, ne e shohim ketë festë edhe si një tjetër simbol të bashkëjetesës sonë të shkëlqyer të tolerancës fetare. Kjo është një nga pasuritë tona më të mëdha, ky është monumenti ynë më i rëndësishëm europian. Ndaj në këtë ditë feste dhe besimi, lutem dhe shpresoj për më shumë mbarësi dhe harmoni me njëri-tjetrin e punë të ndershme. Lutem e shpresoj për më shumë harmoni, bashkëjetesë dhe dashuri”, nënvizoi ai në mesazhin e tij në nder të kësaj feste.
Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e Imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe. Sulltan Novruzi njihet si dita e fisnikërisë bektashiane, e sipas traditës, besimtarët sot shprehin urimet më të mira për mbarësi, mirëqenie dhe paqe /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia