LAJMI I FUNDIT:

Meta përballet me hetimin e BE-së ndaj konkurrencës së lirë në treg që lidhet me Facebook Marketplace

Meta përballet me hetimin e BE-së ndaj konkurrencës së lirë në treg që lidhet me Facebook Marketplace

Bashkimi Evropian po heton kompaninë mëmë të Facebook, Meta, për shkelje të mundshme të konkurrencës së lirë në treg që rrjedhin nga lidhja e ngushtë midis shërbimit të tij kryesor të rrjeteve sociale dhe platformës së saj të blerjeve në internet, Facebook Marketplace.

Për shkak të pozicionit të fuqishëm të Meta-s në rrjetet sociale, rregullatorët e konkurrencës në Evropë shqetësohen se ofrimi i njëkohshëm i të dy shërbimeve të kompanisë në një paketë të vetme mund ta lejoj Meta-n që t’i mposhtë rivalët e saj në tregun e reklamave të klasifikuara në internet, tha gjatë së hënës Komisioni Evropian.


Zyrtarët e BE-së pohojnë gjithashtu se aftësia e Metës për të përdorur të dhënat e mbledhura nga reklamat e shfaqura të blera nga faqet e internetit rivale të blerjeve në internet në platformën e saj mund t’i japë asaj njohuri të padrejta që mund të forcojnë më tej fuqinë e Facebook Marketplace, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Nga Komisioni Evropian bëjnë të ditur me një njoftim se Bashkimi Evropian i ka paraqitur me shkrim shqetësimet e saj tek Meta.

CNN raporton se kanë bërë kërkesë për koment në lidhje me rastin, por se Meta nuk është përgjigjur. Kompania tani e ka mundësinë për të iu përgjigjur hetimit.

Hetimi shënon problemin më të fundit në lidhje me shkeljet e konkurrencës së lirë të tregut për Meta-n, e cila tashmë po mbrohet ndaj dy padive të profilit të lartë për konkurrencën e lirë në treg, padi këto të bëra nga Komisioni Federal i Tregtisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Kalo në kategori