LAJMI I FUNDIT:

Meta: Letra e Donald Trump heq frikën e zhbërjes së Kosovës

Meta: Letra e Donald Trump heq frikën e zhbërjes së Kosovës

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka mirëpritur letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Letra përmban elemente që heq frikën për zhbërjen e Kosovës. Do t’ua bëja një apel partive në Qeveri, përfshirë PDK-në  prej nga vjen Thaçi dhe partive në opozitë edhe PSD si e ngazëllyer mos ta shndërrojnë këtë punë në një garë kush kënd e ofendon më tepër por secili të ndihmojë në arritjen e unitetit”, ka thënë Meta, njofton Klan Kosova.


“Qytetarët nuk kanë nevojë të kenë frikë. Frikë duhet pasur nga përçarja totale që ekziston në kuadër të përbërjes së koalicionit qeverisës sesa me opozitën”, është shprehur Meta, duke komentuar letrën e Trump dhe duke folur për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është momentum i ri. Trump në letër nuk po flet për konferenca ndërkombëtare por për shampanjë në Shtëpinë e Bardhë, sepse është ndryshe kur procesi mbyllet në Shtëpinë e Bardhë. Bisedimet kanë shkuar tepër larg. Nuk do të mund ta ndryshojnë rrjedhën por të paktën duhet bërë ekip sa më i madh dhe mbështetës”.

Meta ka folur edhe për taksën e vënë për produktet serbe dhe qëndrimin e Haradinajt për marrëveshjen me Serbinë.

“Më pëlqen pozicionimi i Haradinajt kur është koçitur për kufijtë e vendit. Për taksën kam vërejtje për detajet. Do të doja që të quhet akcizë”, tha ai.