Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media këtë të premte, dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra.
Meta tha se ka bërë fushatë vetëm për të mbrojtur zgjedhjet dhe se ftoi të gjitha forcat politike që të bashkëpunonin.
“Jo jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politikë të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim. Janë 30 denoncime zyrtare janë nisur për ato institucione që kanë për detyrë të hetojnë krimet zgjedhore”, tha ai.
Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij.
“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë. Mos të harrojmë që ka shumë arsye ku Kuvend që iku, të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, pra në prag të zgjedhjeve lokale, e cila do të pengonte që të shpallte Shqipërinë në organizatë terroriste. Por do flasim në 25 korrik”, deklaroi Meta.
Meta tha se deputetët që votuan pro shkarkimit të tij kanë marrë lekë.
“Tani u ka plasur cipa fare se po nxjerrin dhe eurot që kanë paguar për të shkarkuar Presidentin. U mësuan keq me 120 deputetë, kartonngritësa. Edhe kur njeriu nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien që është themeli i një republike demokratike normal pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata dhe shkaktuan gjakderdhje, Të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën në Elbasan, dhe se kush planifikonte që atë dhunë në 25 prill ta shtrinte në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Presidenti i republikës Ilir Meta, i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i mohoi përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese
Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Portalin Telegrafi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre