LAJMI I FUNDIT:

Mësuesit e Lavdrim Muhaxherit e Ridvan Haqifit rrëfejnë sjelljet e tyre në shkollë

Mësuesit e Lavdrim Muhaxherit e Ridvan Haqifit rrëfejnë sjelljet e tyre në shkollë

Lavdrim Muhaxheri (tashmë i vrarë), i shpallur terrorist, për shkak të aktiviteteve të cilat ka zhvilluar në Siri e Irak, ka jetuar në një lagje në qendër të qytetit të Kaçanikut.

Kaçaniku në kohën sa Muhaxheri ka qenë gjallë, ishte identifikuar si vendi me më së shumti banor të cilët kishin ndjekur rrugën për të shkuar në zonat e konfliktit.

Në shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit jetojnë prindërit e vëllezërit, të njëjtit nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të flasin për veprimtarinë e familjarit të tij ndërsa sjelljet në shkollë i ka identifikuar për dokumentarin e ‘KallxoPernime’, profesori i sociologjisë i cili në vitet 2006-2007 kur Lavdrimi ishte maturant në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, e kishte nxënës.

Profesori Fevzi Bunjaku, rrëfen se në kohën sa i kishte dhënë mësim Lavdrim Muhaxherit, ky i fundit nuk ka shprehur ndonjë sjellje jashtë normales e cila mund të identifikohej më pas me veprimtarinë që kishte zhvilluar në Siri e Irak.

“Zakonisht në orën time rrinte mbrapa. Më së shumti i ka kushtuar rëndësi gjuhës angleze, ka qenë tip që nuk më ka penguar, por ka pasur ndoshta ndonjë profesor që është ankuar që nuk ka qenë mjaft i disiplinuar, përndryshe unë nuk kam pasur ndonjë problem me të”, rrëfen Bunjaku.

Ai shton se lënda të cilën ligjëron prek edhe fetë, religjionin por nuk ka hasur ndonjëherë në ndonjë debat që është nxitur nga ish- nxënësi i tij.

“Tema e religjionit në shkollë nxënësit zakonisht nxjerrin debat, debatohet, tregojnë mendimet e tyre sepse dihet që tani një pjesë e madhe e të rinjve e praktikojnë religjionin. Feja këtu (në Kaçanik) ka filluar të praktikohet është fakt, nga të rinjtë, shohim që një pjesë e madhe kryejnë rituale fetare nëpër institucione fetare siç është xhamia mirëpo nuk ka diçka që mund të themi se po keqpërdoret feja apo religjioni”, vazhdon të tregoj Bunjaku.

Nga mesi i vitit 2017, Lavdrim Muhaxheri u raportua i vrarë. Ai ishte lider i vet-shpallur terrorist nga radhët e ISIS-it.

Muhaxheri konsiderohej si komandant i shqiptarëve që luftonin nën flamurin e organizatës terroriste ISIS në Siri e Irak.

Në po të njëjtin vit kur u raportua për vdekjen e Lavdrim Muhxaherit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte dorëzuar aktakuzën ndaj grupit prej nëntë personave të cilët pretendohet se planifikuan të sulmonin kombëtaren e Izraelit gjatë ndeshjes me Shqipërinë. Prokuroria pretendon se grupi i udhëzuar nga Lavdrim Muhaxheri kishte planifikuar blerjen e armëve e po ashtu kishin arritur të ndërtonin të paktën një bombë artizanale në Kosovë.

Prokuroria pretendon se ka fakte se Lavdrim Muhaxheri përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, nëntorin e 2016-ës. Prokuroria pretendon se komunikimi ishte kryer duke përdorur një aplikacion të internetit i cili supozohet se ishte i padëgjueshëm.

Në vitin 2017, emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli edhe pjesë nga hulumtimi rreth vrasjes së liderit të vetëshpallur terrorist Lavdrim Muhaxheri për nderimet që i ishin bërë atij nga të afërmit në qytetin e Kaçanikut pas vrasjes së tij.

Qytetarë të shumtë, përfshirë edhe krerët e Bashkësisë Islame në Kaçanik shkuan për ngushëllime te të afërmit e liderit terrorist të vrarë në Siri.

E hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se si për ata që ishin në pritje për ngushëllime te familja e Lavdrim Muhaxherit, nuk u pajtuan me termin se i biri i tyre është vrarë.

Përveç Muhaxherit, në luftën në Siri e Irak janë vrarë edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës.

Një nga ta është edhe bashkëluftëtari i Muhaxherit, Ridvan Haqifi.

Ky i fundit kishte lindur dhe ishte rritur në fshatin Bukovik të Komunës së Gjilanit. Ndonëse komshinjtë e tij e përshkruanin si njeri të zgjuar e të urtë, ai arriti që të merrte pjesë në strukturën komanduese të ISIS-it.

Në ISIS ai u njoh si komandant “Abu Muqatil Al Kosovi”. Ridvan Haqifi u bë i njohur në Kosovë pas shpërndarjes së një videoje ku kërcënon ata që sipas tij e kanë poshtëruar fenë myslimane.

Në po atë video, ai kishte paralajmëruar për një rrezik që do ta kanoste pothuajse gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Haqifi ishte i akuzuar për rekrutim në terrorizëm, por pasi kishte pranuar fajësinë i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak në shtator 2015.

Mësuesja e Ridvan Haqifit, Nexharie Ibrahimi tregon për ish- nxënësin e tij në periudhën e shkollës së mesme të ulët.

“Katër vite sa e kam mësu, ka qenë nxënës i përpiktë, i shkëlqyer. Nuk kam pasur asnjëherë vërejtje për të deri në klasën e tetë sa e kam pa, kam bisedu me të nuk ka pasur asnjë fjalë që ai po frymëzohet diku. Unë ju kam thënë nxënësve të mi që nuk bën assesi me shku në këto fryma”, rrëfen mësuesja e Ridvan Haqifit.

Fatkeqësisht, një ngjarje e tillë nuk ka arritur që të trajtohet me seriozitet në mënyrë që mësimdhënësit të mund të trajnoheshin se si të vërenin sjelljet e dyshimta të cilat tashmë ishin evidente në shoqërinë kosovare se një frymë e re e islamit kishte cak të rinjtë.

Mësues të pa trajnuar, ka edhe sot ani pse të shumtë janë nxënësit që janë kthyer nga vatrat e luftës ku kishin shkuar me prindërit e tyre.

Mësuesja e nivelit të parë të shkollimit të Ridvan Haqifit, tregon se shkolla nuk ka asnjë psikolog që të trajtoj raste të ngjashme. “Nuk kemi mbajtur asnjëherë asnjë trajnim që mu marrë me këto raste. As pas rastit të Ridvanit as mbas kësaj”, thotë Ibrahimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori