Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin edhe në ndeshjen e dytë zyrtare te Interi Miami, duke ndihmuar me gola dhe asistime ekipin e tij të kalojë në raundin e 1/16-tës në Kupën e Ligës.

Pas Cruz Azul, Inter Miami është treguar i fortë edhe për Atlanta United, duke i mposhtu me rezultat të thellë 4-0 dhe duke kaluar tutje.


Lojtari kryesor i klubit nga Florida këtë ndeshje padyshim se ishte sulmuesi argjentinas Messi, i cili shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër.

Ylli argjentinas ishte i hershëm duke hapur serinë e golave pas vetëm tetë minutave lojë për epërsinë 1-0.

Në minutën e 22-të, Messi u tregua përsëri vendimtar duke gjetur golin e dytë. Kësaj radhe shënoi për 2-0 pas asistimit të Robert Taylor.

https://twitter.com/InterMiamiCF/status/1683992166526251010

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain tregoi aftësi edhe në pjesën e dytë, por kësaj radhe duke asistuar për Taylor (53’) për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kur fitorja u sigurua, trajneri Tata Martino vendosi ta zëvendësoj Messin duke mos e rrezikuar dhe ndërruar me Robbie Robinson në minutën e 78-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app