LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm

Messi thyen rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm

Lionel Messi ka thyer rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub në fitore 3-0 të Barcelonës ndaj Real Valladoldit të martën mbrëma.

Legjenda braziliane kishte shënuar 643 gola për Santosin në kohën e tij, mirëpo argjentinasi ia kishte barazuar atë në barazimin 2-2 me Valencian në të shtunën e javës së kaluar.

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë tani është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për një klub, duke realizuar në total 644 gola.


Pele e kishte arritur atë rekord nga viti 1956 deri më 1974, derisa 33-vjeçari është në sezonin e 17-të me katalunasit që kur bëri debutimin në vitin 2004 në Camp Nou.

Messi në takimin me Valladolidin regjistroi asistimin e parë në këtë edicion në golin e realizuar nga Clement Lenglet.

Argjentinasi pati një paraqitje brilante në atë takim, e që natyrisht se ishte i frymëzuar nga thyerja e rekordit të Peles me golin e shënuar në minutën e 65-të. /Telegrafi/

Brazilian legend Pele had previously held the record with 643 goals for Santos between 1956 and 1974

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori