Messi shënon edhe një tjetër supergol nga largësia ndaj Alavesit

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë personal në ndeshjen e La Ligas ndaj Deportivo Alavesit.
Barcelona ka gjetur edhe golin e katërt ndaj Alavesit, me anë të Messit, i cili shënoi golin e dytë personal.
Pas një supergoli nga distanca në minutat shtesë të pjesës së parë, kapiteni shënoi edhe një tjetër ‘perlë’.
Ylli argjentinas ishte i saktë me një goditje të fortë nga distanca në minutën e 75-të duke shënuar për 4-1.
Ky ishte goli i 15-të i Messit deri më tani këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/
https://twitter.com/Abaswhylz/status/1360712136142581760

Nga
Telegrafi
13/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































