Ylli argjentinas, Lionel Messi ia ka shtuar vetes edhe një çmim të madh individual, pasi ka fituar “Këpucën e Artë”. 

Vitet po kalojnë, por konfirmimet për talentin e madh të Messit vetëm se po shtohet çdo ditë e më shumë.


Kjo pasi sulmuesi i Barcelonës po vazhdon të fitojë çmime prestigjioze ekipore, por edhe ato të aspektit individual.

messi 1

I tillë është edhe çmimi “Këpuca e Artë”, që i jepet lojtarit që ka shënuar më shumë gola në Evropës brenda sezonit.

Messi e përvetësoi këtë çmim pasi në sezonin 2017/17 shënoi plot 37 gola, kundrejt 25 golave të Cristiano Ronaldos.

messi 4

Ky çmim i madh individual iu nda sot (e premte) Messit në qytetin e Barcelonës, ku ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Antonella Rezzucco.

messi antonella

Në sezonin e fundit, “Këpuca e Artë” u fitua nga Luis Suarez, i cili shënoi plot 40 gola në sezonin e kaluar.

Këtë çmim individual katër herë e ka fituar edhe rivali më i madh i tij, Cristiano Ronaldo, ndërsa bashkëlojtari i tij, Luis Suarez e ka fituar tri herë. /Telegrafi/

Fituesit e viteve të fundit të Këpucës së Artë:

messi 3

telegrafi sport app