Lionel Messi ëhtë favorit për ta fituar Topin e Artë, duke e lënë pas vetës Cristiano Ronadlon dhe Virgil van Dijkun.Mundo Deportivo raporton se ylli argjentinas është shumë afër ta fitojë trofeun më të madh individual për një lojtar, e që për të do të jetë i gjashti në karrierë.

Mediumi spanjoll bënë të ditur se statistikat tregojnë se 32-vjeçari e meriton ta fitojë trofeun e çmuar, pasi ka qenë fantastik në sezonin e kaluar.


Messi e ndihmoi Barcelonën në sezonin e kaluar ta fitonte La Liga-në, por që u eliminuan nga Liverpooli nga Liga e Kampionëve.

Argjentinasi po rivalizohet nga portugezi dhe mbrojtësi holandez, por që Mundo Deportivo sipas burimeve të veta mëson se ai do ta marrë Topin e Artë në duart e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app