LAJMI I FUNDIT:

Mësoni më shumë për JYSK dhe JYSK Maqedoni

Mësoni më shumë për JYSK dhe JYSK Maqedoni

JYSK është zinxhir i dyqaneve me pakicë i cili shet “gjithçka për në shtëpi”. Me misionin të jepet ofertë e shkëlqyeshme për çdokënd, JYSK, me prejardhje nga Danimarka, është një nga zingjirët e dyqaneve me rritje më të shpejtë në botë në suazat e “fjetjes dhe jetesës “. Përralla e sukssesshme e JYSK filloi në vitin 1979, kurr themeluesi dhe pronari i vetëm, ndërmarrësi Lars Larsen, hapi dyqanin e pare në Danimarkë me një ide të thjeshtë, gjithmonë duke ju ofruar klientëve ofertë të mirë. Kjo edhe në ditët e sotme mbetet filozofija e kompanisë.

Sot grupacioni JYSK përbëhet prej më tepër se 2.782 dyqaneve, 23.000 të punësuar në 52 shtete rreth botës.


Dyqanet JYSK nga brenda

A ishte e lehtë një brend si JYSK të sillet në Maqedoni?
Nuk ishte fare e lehtë të sillet një brend i njohur si JYSK në Maqedoni, nëse merret parasysh koha kur është hapur dyqani i parë në Tetovë. Në atë kohë mendimi i investitorëve të jashtëm për shtetin tonë nuk ishte shumë i mirë. Sidoqoftë ne e hapëm dyqanin e parë, në rajonin e Tetovës, duke u bazuar në logjikën Daneze sa i përket lokacionit dhe hapjes së dyqaneve të reja të JYSK, e cila thotë se JYSK duhet të jetë larg kryeqytetit të një shteti nga 30 deri 40 km. Për kohë të shkurtër është parë se kjo logjikë nuk funksionon bazuar në mentalitetin e klientëve dhe shtetit tonë. Për këtë arsye ne hapëm edhe dyqanin tonë të dytë në Shkup. Që nga hapja e dyqanit të dytë mund të themi se rruga drejt suksesit të brendit tonë morri kahje tjetër.
Për momentin kemi tre dyqane në qendrat tregtare: Skopje City Mall, Palma Mall – Tetovë dhe dyqanin e tretë më të ri të JYSK në Point Retail Park në Shkup. Plani ynë i zgjerimit në fazën e parë është të kemi 14 dyqane në qytetet më të mëdha të Maqedonisë si: Strumicë, Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Veles, Gostivar, Shtip dhe Gjevgjeli, ndërsa në fazën e dytë vazhdojmë me qytetet më të vogla.
JYSK është brend që punon shumë në ndërtimin e strukturës së brendshme organizative, ku mund të përmendim që prej teorisë “klienti në rradhë të parë” kalojmë në drejtim të “puntorët në rradhë të parë”, sepse nëse puntorët janë në rradhë të parë për ne, ata pastaj do ti trajtojnë klientët në të njejtën mënyrë.
Trajnimet e punëtorëve organizohen dhe planifikohen drejtpërsëdrejti nga kompanija jonë amë “JYSK Nordic”, dhe këtë frymë skandinave e kemi sjellë dhe implementuar në shtetin tonë. Numri i punëtorëve në fillim ishte shumë i vogël, dhe ishte shumë lehtë për tu menaxhuar me ta krahasuar me sot ku kemi numër të madh të punëtorëve, mirëpo fal ndarjes së sektoreve të ndryshme dhe administratorëve të ndërgjegjshëm, kjo vështirësi nuk vërehet fare” – thotë Agron Bexheti, Drejtor i JYSK Maqedoni.

Hapja e dyqanit JYSK në Point Retail Park

Si duket ekipi i JYSK sot? Ekipi ynë përbëhet prej gjithsej 58 punëtorëve, të cilët maksimalisht janë të angazhuar në punën e tyre dhe kryerjen e detyrave të punës. Detyrat e punës çdoherë kryhen me ndihmën e punës së përbashkët apo punës në ekipë dhe bashkëpunimit mes punëtorëve. Nga përvoja jonë është vërtetuar që puna në këtë mënyrë kontribuon në shmangien e gabimeve të mundshme, motivim tek punëtorët dhe sigurisht një rritje të suksesit të kompanisë. Politika e kompanisë sonë është që pozitat e punës të përzgjedhen dhe të formohen nga rendet e punëtorëve tonë dhe nga vet dyqanet tona. Për këtë arsye, punëtorët tonë fillojnë karierën e tyre në JYSK si Asistent në Shitje.

Hapja e dyqanit JYSK në Point Retail Park

Kjo është pozitë kyqe e punës me të cilën ju jepet mundësi punëtorëve t’i tregojnë aftësitë e tyre dhe duke u bazuar në këtë ju jepet mundësi për të arritur pozitë më të lartë në kompaninë tonë. Mendojmë që kjo mënyrë e punës ndikon pozitivisht tek të gjithë punëtorët dhe njëkohësisht u jipet motivim dhe dëshirë për konkurrencë pozitive dhe mundësi për arritjen e qëllimeve të tyre. Pozitat e punës të cilat janë shumë të rëndësishme në kompaninë tonë janë:
A) 1 Menaxher kryesorë në dyqan
B) 2 Menaxherë të ndrimit
C) 1 Menaxher në depo
D) 1 Asistent menaxher në depo
E) 1 Koncept menaxher i të gjitha dyqaneve

Hapja e dyqanit JYSK në Point Retail Park

Punëtorët në dyqan janë fytyra e brendit, por kush qëndron në prapavijë?
Si në çdo kompani ndërkombëtare të suksesshme, e cila është e menaxhuar nga një ekipë profesionale i cili punon dhe bartë përgjegjësi për të gjitha proceset të cilat ndodhin në kompani, ashtu edhe në JYSK punët janë të ndara në sektore të ndryshme si:
A) Financa
B) Marketing
C) Burime Njerëzore
D) Administratë
E) Sektori për porosi
F) IT
Një ekipë e vogël, me dedikim maksimal ndaj punës, me ide drejt zgjerimit të kompanisë dhe zgjerimit të ekipit. Menaxherët e sektorëve të cilët jan “Behind the spotlight” të cilët janë shumë të rëndësishëm për kompaninë.

JYSK Macedonia shpejt hapi dyqanin e tretë me lokacion mes komunave Çair dhe Butel. Na tregoni diçka me tepër për objektin e ri?
JYSK Macedonia mund ta gjeni në 3 lokacione atraktive në Shkup dhe Tetovë, më saktë në qendrat tregtare Skopje City Mall, Palma Mall Tetovë si dhe në qendrën tregtare më të re Point Retail Park në Shkup, e cila është me lokacion mes komunave Çair dhe Butel. Dyqani i ri me shumë dedikim dhe mund është rregulluar nga ana e punëtorëve tanë me konceptin më të ri me standardet ndërkombëtare të JYSK, i cili është më ndryshe se dy të tjerët, me kreativitet më të madh sa i përket ekspozimit dhe nxjerrjes në pah të produkteve dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës së dyqanit. Me ndihmën e konceptit të ri, klientët kanë një pasqyrë më të qartë për secilin produkt dhe si i njejti do të përshtatej në mjedisin e shtëpive të tyre. Suksesi i kompanisë sonë theksohet më së shumti me zgjerimin e dyqaneve tona dhe ekipit tonë, i cili është rezultat i një ekipi shumë profesional dhe kreativ.

JYSK PREMTIME PËR KLIENTËT
Katër premtimet e JYSK për klientët tanë janë:
1. Oferta të mrekullueshme
2. Kualitet i sigurtë
3. Blerje e thjeshtë
4. Shërbim adekuat

Ne në JYSK besojmë që marrëdhëniet mes njerëzve janë të ndryshme dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne jemi të trajnuar që të ofrojmë shërbimet dhe këshillat më të mira. Mijëra klientë vizitojnë JYSK çdo dit, dhe ne jemi këtu për shkak të numrit të madh të njerëzve që zgjedhin dyqanet tona. Kjo orienton dedikimin tonë që tu ofrojmë çdoherë kualitet për çmime të shkëlqyeshme, të jenë të arritshme, kompetente dhe të pranueshme.
JYSK PREMTIME PËR KLIENTË, janë katër premtimet për Ju si klient, të cilat definojnë atë që ne duam të ndajmë me të gjithë përvojën e blerjes në JYSK. Ne punojmë me këto premtime çdo ditë, por çdoherë ka hapsirë për korrigjim. Në këtë mënyrë, JYSK PREMTIME PËR KLIENTË na ndihmon që çdo ditë t’i përmirsojmë shërbimet dhe këshillat tona.

Çfarë do të thotë të jesh pjesë e ekipit të punëtorëve në JYSK?
Të jesh pjesë e një kompanie të suksesshme ndërkombëtare është me të vërtetë privilegj i madh. Motoja e JYSK është “Bëhuni të Dedikuar, plotësoni Mundësi të reja”. Me këtë mund të kapet fryma dhe politika e kompanisë për përfitimet e mundësive si dhe plotësimin e qëllimeve të punëtorëve tanë, për arritje të një kariere të suksesshme në JYSK. Përshkak se punëtorët jane zinxhiri kyq i cili na dërgon drejt suksesit të kompanisë dhe njëkohësisht janë edhe fytyra e brendit, përkushtojmë shumë rëndësi të madhe drejt kushteve të punës të punëtorëve. Vazhdimisht jemi aktiv dhe të dedikuar në gjetjen e ndonjë mënyre të re për përmirësimin e kushteve të punës, me të cilat do të arrihet motivim më i lartë për punë. Çdo punëtori i jepet mundësia e propozimit të ideave të ndryshme për përmirësimin e kushteve të punës.