LAJMI I FUNDIT:

Mësohet destinacioni i ardhshëm i Van Nistelrooy pas largimit të tij nga Man United

Mësohet destinacioni i ardhshëm i Van Nistelrooy pas largimit të tij nga Man United

Ruud Van Nistelrooy ka aplikuar për të marrë drejtimin e një klubi anglez, vetëm pak ditë pasi iu tha se nuk do të jetë më i nevojshëm tek Manchester United.

48-vjeçari i cili iu bashkua stafit të trajnerëve të Unitedit në verë së bashku me asistentin Rene Hake, u largua nga klubi pas shkarkimit të Erik Ten Hag muajin e kaluar.

Ai mori drejtimin e klubit në katër ndeshje në të gjitha garat dhe qëndroi i pamposhtur me tri fitore dhe një barazim.


Van Nistelrooy tashmë ka sinjalizuar qëllimin e tij për të vazhduar karrierën si trajner në Angli, sipas talkSPORT, të cilët kanë sugjeruar se holandezi ka aplikuar për rolin e trajnerit tek Coventry City.

Më herët gjatë këtij muaji, Mark Robins ishte shkarkuar nga Coventry pas shtatë vitesh në krye të ekipit.

Sidoqoftë, Van Nistelrooy do të përballet me konkurrencë nga Frank Lampard i cili po ashtu ka aplikuar për këtë pozitë.

Këtë e ka bërë të ditur vet pronari i klubit Doug King, i cili ditë më parë konfirmoi interesimin e Lampardit për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori