Futbollistët e Manchester Unitedit kanë dërguar mesazhe interesante në grupin e tyre në WhatsApp, para turpërimit prej 7-0 nga Liverpooli, njofton The Sun.

Djajtë e Kuq pranuan një gol në pjesën e parë dhe gjashtë të tjerë në rrënimin e tyre në Anfield.


Humbja i ka lënë ata 14 pikë prapa liderit Arsenal dhe nëntë pikë prapa vendit të dytë që mbahet nga Manchester City.

Mirëpo, para shkatërrimit nga Redsat, futbollistët e Unitedit i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit për mundësinë e fitimit të katër trofeve.

man1 (Foto: The Sun)

Sipas Daily Mail, futbollistët kanë folur për arritjen e dy liderëve të Ligës Premier, megjithëse ky tashmë duket një hap shumë i largët.

Unitedi tashmë e ka fituar Kupën EFL (Carabao Cup) dhe mbetet në garë për Ligën e Evropës dhe Kupën FA, porse titulli i Ligës Premier duket një ëndërr e paarritshme këtë edicion.

Djajtë e Kuq luajnë kundër skuadrës spanjolle, Real Betis, në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, ndërsa në çerekfinale të FA Cup luajnë ndaj Fulhamit në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app