LAJMI I FUNDIT:

Mësohen emrat e drejtorëve të rinj të disa klinikave në Maqedoni

Mësohen emrat e drejtorëve të rinj të disa klinikave në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Dejan Dokiq është drejtori i ri i Klinikës për Pulmologji, ndërsa Goran Petrovski do të udhëheq me Klinikën për Endokrinologji. Ndryshime do të ketë edhe në 30 institucionet tjera shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të A1on, Sofija Pejkova do të jetë drejtoreshë e re e Klinikës për Kirurgji Plastike, e cila do të vijë në vend të Smilja Tuxharova. Ndërsa në vend të Lidija Çevreska në Klinikën për Hematologji do të ulet Irina Panovska.


Drejtoreshë e re në Klinikën për Gjinekologji në vend të Marija Haxhi Lega, do të jetë Viktorija Jovanovska. Kurse drejtor i ri në Klinikën në Kozle do të jetë Angellço Andonovski, i cili do ta zë vendin e Aspazija Sofijanova.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, njoftoi se gjatë ditës së sotme do të emërohen drejtorë në 33 institucionet shëndetësore, ndërsa deri në fund të javës do të ketë edhe ndryshime tjera kadrovike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori