Epiteti i kryendeshjes i takon përballjes në Merdarë ndërmjet Hysit dhe Trepçës’89 (ora 15:15). Takimet tjera janë në program prej orës 16:00: Besa – Vëllaznimi, Lepenci – Trepça, Gjilani – Prishtinadhe Kek-u – Liria. Nesër në orar është takimi Drita – Drenica (ora 16:00).

Kryendeshja e kësaj mesjave në elitën e futbollit tonë zhvillohet sot në Merdarë prej orës 15:15 minuta takohen Hysi dhe Trepça’89. Lideri në tabelë Trepça’89 ka punë shumë të vështirë përballë Hysit, i cili ende ka gjasa për ta mbrojtur titullin e kampionit.


Punë shumë më të lehtë ka Prishtina që është mysafire e Gjilanit. Besa – Vëllaznimi përballen në Pejë. Pejanët kanë rast të mirë të rehabilitohen pas dështimeve të fundit ndërsa gjakovarët mëtojnë ta shfrytëzojnë krizën e momentit të rivalit.

Duel shumë interesant pritet të jetë ndërmjet Lepencit dhe Trepçës. Me fitore eventuale Lepenci do të bënte një hap drejt largimit nga zona e barazhit. Në situatë shumë më të vështirë është Trepça, e cila vazhdon të mbetet shumë e rrezikuar.

KEK-u pret Lirinë me shpresë se me fitore të mbetet ende në lojë për ta siguruar mbijetesën. Drita dhe Drenica nuk do të jenë shumë të ngarkuara me epilogun e takimit andaj pritet të jetë ndeshje joshëse. /Telegrafi/

telegrafi sport app