Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar edhe me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Mesiq është takuar me nënkryetarin e parë të AKK-së, Ardian Gjini.
Gjini tha se e njoftoi ish- presidentin kroat edhe lidhur me çështjen e kryetarit të partisë, i cili po mbahet në Strasburg të Francës ku është në pritje të vendimit nga Gjykata franceze pasi ishte ndaluar me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
“Kjo vizitë na nderon shumë. Sidomos kur kryetari i partisë ndodhte ende në Strasburg dhe presim që javën tjetër të lirohet. Është një mbështetje e madhe morale që na vjen prej presidentit Mesiq. Ne e mbajmë mend shumë mirë mbështetjen e Kroacisë edhe sa ka qenë president i Kroacisë. Presidenti Mesiq vazhdon me qenë mik i yni dhe ne vazhdojmë me qenë miq të presidentit Mesiq dhe të Kroacisë”, tha Gjini.
Ndërsa, ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq ka treguar se vizita e sotme në AAK-së ka pasur për qëllim që të informohet për rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Unë sot u njoftova për çështjet politike në Kosovë, për çështjet ekonomike në Kosovë dhe gjithçka tjetër që ndodhi kohën e fundit në Kosovë. Gjithashtu u informova dhe më interesonte për shokun dhe mikun tim të ngushtë, z. Haradinaj, situatën e tij, por unë jam i bindur dhe mendoj që shumë shpejt miku im do të kthehet në Kosovë”, tha Mesiq.
Një ditë më parë, ish-kreu i shtetit kroat është takuar në Prishtinë me kryeministrin Isa Mustafa.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga koha kur është arrestuar kreu i kësaj partie dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vizituar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre