LAJMI I FUNDIT:

Mesiq: Mos-hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut ishte vendim i keq i BE-së

Mesiq: Mos-hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut ishte vendim i keq i BE-së

Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiq beson se mos-hapja e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian ishte vendim i keq i Brukselit, i cili është i dëmshëm për të gjithë rajonin dhe vetë BE-në, informon AIM nga Prishtina.

Mesiq në një intervistë për “Kosavapress” thotë se bashkimi i Evropës Juglindore në BE do t’i mundësojë BE-së të bëhet një lojtar serioz në botë.

“Unë mendoj se ky është një vendim i keq i BE-së, sepse vetëm një Evropë e bashkuar mund të jetë një faktor serioz në botë. Dhe që Evropa të jetë një faktor i tillë në botë, Evropa Juglindore duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Mesiq.

Duke folur për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, ish-presidenti kroat kundërshtoi idetë për ndryshime kufijsh.

“Unë gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve. Ne duhet të hapim kufij dhe të bashkëpunojmë, jo të shkëmbejmë territore”, tha Mesiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori