Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në shtator do të fillon faza e dytë e zbatimit të mësimit tërëditor.

Rama ka shkruar se reforma më e madhe e arsimit kishte filluar në shtator të vitit 2024.


Këtë vit, mësimi tërëditor do të shtrihet edhe në këto shkolla: “Zenel Hajdini” – Prishtinë,  “Ganimete Terbeshi” – Llukar,  “Pjetër Bogdani” – Prishtinë,  “Avni Rrustemi” – Mramur,  “Teuta” – Grashticë. “Ditët e Minatorit” – Kishnicë (model i plotë për klasat 1–9)

Nxënësit do të përfitojnë: Mësim të strukturuar gjatë gjithë ditës; Shujta të ngrohta dhe të shëndetshme; Ambiente të rinovuara dhe moderne;  Tabela të mençura dhe pajisje digjitale; Aktivitete zhvillimore dhe kreative

"Sot vizituam shkollën “Pjetër Bogdani”, një nga institucionet që do të përfshihet në këtë proces transformues. Renovimet tashmë janë përfunduar, dhe po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor me mësim tërëditor", ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/