Meshkujt me qafë më të gjerë se 38 centimetra janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës
Nëse ju ndodh se nuk mund ta mbërtheni një pullë të këmishës përreth qafës, kjo do të thotë se mund të keni probleme serioze shëndetësore në të ardhmen
Meshkujt me gjerësi të madhe të qafës janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sipas studimeve të kryera në Brazil.
Studimi kishte analizuar rreth 4,000 meshkuj, ndërkaq pas eksperimenteve hulumtuesit kishin zbuluar se gjerësia ideale e qafës për meshkujt është 38 centimetra, transmeton Telegrafi.
Meshkujt që kanë madhësi vetëm 2.5 centimetra më të gjerë sesa madhësia e lartcekur kanë shanse më të mëdha të jenë rezistent ndaj insulinës, të kenë shtypje të lartë të gjakut, nivele më të larta të triglicerideve, etj.
Dhjami që akumulohet përreth qafës mund të shkaktojë pezmatime të cilat shpijnë në akumulimin e dhjamit të tepërt në arterin karotid në qafë, e kjo pastaj shpie në probleme të zemrës.
Vlen të ceket se meshkujt që merren me ushtrime fizike dhe kanë qafë të gjerë nuk janë të rrezikuar, sepse qafa dhe shpatullat e tyre janë të gjera për shkak të muskujve, jo për shkak të dhjamit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?