LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt me penis të vogël janë më të rrezikuar nga steriliteti

Meshkujt me penis të vogël janë më të rrezikuar nga steriliteti

Kur flasim për madhësinë e penisit të mashkullit, duket se madhësia vërtet se ka rëndësi.

Meshkujt me penis të vogël kanë tendenca të jenë më pak pjellor, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas shkencëtarëve, meshkujt me probleme të pjellorisë kanë penis rreth 80 centimetra më të vogël sesa meshkujt që nuk kanë probleme të tilla.

Për këtë konstatim, studimi i ka analizuar 815 meshkuj përgjatë tri vjetëve.

Duke u bazuar në të dhënat që kanë mbledhur ata, meshkujt që kishin qenë sterilë kishin pasur një madhësi mesatare të penisit 12.49 centimetra, krahasuar me meshkujt pjellorë që kishin pasur madhësi mesatare të penisit rreth 13.3 centimetra.

Vlen të ceket se këto zbulime janë prezantuar në konferencën më të madhe botërore të pjellorisë në Denver, Kolorado, SHBA. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori