LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt, më të zjarrtë në dimër

Meshkujt, më të zjarrtë në dimër

Më në fund, është zbuluar një arsye për të dashur dimrin dhe të ftohtin: është i mrekullueshëm për jetën seksuale.

Dimri i bën meshkujt më të zjarrtë. Ky është rezultati i një studimi, pak kohë më parë, i bërë publik në “The Psychology of Human Sexuality” (Psikologjia e seksualitetit njerëzor), që ekzaminon sjelljet seksuale.

Muajt, gjatë të cilëve meshkujt janë më të zjarrtë në shtrat janë dhjetori, janari dhe shkurti, pra tre muajt më të ftohtë të vitit.


Sipas studiuesve, i ftohti i bën meshkujt më të zjarrtë në shtrat, me rënien e temperaturave dhe arsyet janë disa:

▪Në dimër, lëkura është më e zbehtë, kështu që e bën seksin më të dëshirueshëm.
▪Stina e ftohtë ka më pak shpërqendrime të jashtme sesa në muajt e verës.
▪Ajri i ftohtë gjithashtu përmirëson cilësinë e spermës (kjo shpjegon edhe shkallën e lartë të lindjeve).

Në studim janë përfshirë 115 burra, të cilëve iu kërkua të kategorizonin se sa tërheqëse ishin disa femra. Eksperimentet u bënë çdo tre muaj gjatë një viti. Një herë në 90 ditë, çdo mashkull u pyet sa të bukura u dukeshin disa fotografi femrash.

Në dy albume që u përdorën nga studiuesit, njëri tregonte vetëm fytyrën dhe tjetri trupin. Tërheqja e burrave ndaj fytyrave të femrave, sipas studiuesve, nuk ndryshonte gjatë gjithë vitit, ndërsa interesi kundrejt trupave të tyre, po.

Te meshkujt shfaqej hapur rritje e gjallërisë seksuale mbi fotografitë që iu treguan në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, pra në muajt e dimrit. Nga ana tjetër, ata nuk shfaqeshin aq shumë të tërhequr gjatë muajve të verës, si qershor, korrik dhe gusht.

Do ta mbani në mend orgazmën nëse i bëni këto katër gjëra!
Lexo po ashtu Do ta mbani në mend orgazmën nëse i bëni këto katër gjëra!

Për më tepër, meshkujt që ishin në të njëjtën lidhje dashurie, gjatë studimit raportuan luhatje të njëjta në lidhje me çështjen sesa tërheqëse i shihnin partneret. Veçanërisht, burrat mendonin se të dashurat e tyre ishin më seksi gjatë dimrit sesa në verë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori