Sot është dita e madhe për misin dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi, e cila do të martohet në Los Angeles të SHBA-ve me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.
Ceremonia e martesës do të zhvillohet më vonë të hënën, teksa Sayisman ka postuar edhe një mesazh romantik dhe shumë vlerësues për shqiptaren, e cila sot që mbush 25-vjeçe do të veshë fustanin e nusërisë.
“Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë,” shkroi Sayisman në profilin e tij në “Instagram”. Almeda Abazi iu përgjigj duke i thënë se edhe ajo e dashuronte shumë.
Shqiptarja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në Nëntor 2016 ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej më vonë në pranverë, por Sayisman ka vendosur qe ditëlindjen e Almedës ta bëjë edhe më të paharrueshme.
Almeda Abazi, e cila ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri, është zgjedhur Miss Albania dhe Miss Globe në vitin 2008. Më pas ajo është zhvendosur në Turqi, ku ka marrë mësime aktrimi dhe përveç të tjerash ka luajtur edhe në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”.
Në Dhjetor 2015, Almeda ka prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrean.
I dashuri i saj, Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve më të pashëm dhe më të paguar turq. Abazi dhe Sayizman cilësohen si një prej çifteve më të bukura turke dhe janë gjithnjë në vëmendjen e medias./tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri