Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, “NATO dhe Ballkani Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.
Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore.
“Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.
“Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazh më qartë se kaq.
Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LD: LSDM ka mbetur në të kaluarën, nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë