LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi brenda në një shishe udhëton nga Kanadaja në Irlandë në 18 muaj

Mesazhi brenda në një shishe udhëton nga Kanadaja në Irlandë në 18 muaj

Një mesazh brenda një shisheje i cili u hodh në oqean nga bregu i Nova Scotia u shfaq në një plazh të Irlandës 18 muaj më vonë.

Elaine Cullen tha se në muajin dhjetor ajo e kishte nxjerrë për shëtitje qenin e saj në plazhin Ronsontown Beach, në bregun jug-lindor të Irlandës, kur e kishte zbuluar shishen në rërë.


“Sapo hyra në plazh, e vura re. Kisha dërguar një mesazh në një shishe vite më parë kur isha adoleshente me miqtë e mi dhe menjëherë mendova se ky ishte një mesazh në një shishe”, deklaroi Cullen, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Kur e mora, kishte një qese plastike brenda, kështu që e dija se duhet të kishte letrën, kështu që e mora me vete, e solla në shtëpi dhe e hapa”, shtoi ajo.

Shënimi brenda shishes së vodkës Grey Goose zbuloi se ishte hedhur në ujë nga një anije peshkimi gaforre bore në brigjet e Louisbourg, Nova Scotia, në korrik të vitit 2021. Në fund të mesazhit ishin nënshkrimet e Eddie Strang, Claire, Brody Cottreau dhe Hime Muse .

Cullen e gjeti Cottreau në Facebook dhe i dërgoi një mesazh. “Ai e ktheu mesazhin menjëherë në momentin kur unë i shkrova në Facebook”, tha ajo. Peshkatari tha se ishte i habitur kur dëgjoi se shishja kishte arritur në Irlandë.

“Më mori mendjen dhe më ndreqi ditën”, bëri ai të ditur. Duke shtuar: “Isha shumë i emocionuar. Më mori mendjen fakti që ajo shishe qelqi udhëtoi afërsisht 4,500 kilometra [rreth 2,800 milje].”

“Cilat ishin gjasat që të ndodh kjo?” vazhdoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Gripi

Gripi

Telenovelat

Telenovelat

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Fun
Kalo në kategori