LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë kësaj jave vizitoi Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë si dhe është njoftuar nga afër me sfidat e shqiptarëve në Serbi.

Gjatë takimeve dhe konferencave që ka mbajtur, Hill ka përçuar disa mesazhe të cilat i ka zbërthyer në një intervistë përmes video-lidhjes në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Ragmi Mustafi – kryetar i organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar.


Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka thënë se ambasadori Hill të parin mesazh që e ka dhënë është ri-dinamizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës krahas Republikës së Serbisë.

“Kjo ishte vizita e tij e parë që kur është akredituar si ambasador në Serbi, Ne kemi pritur që më herët ta bëjë këtë vizitë, megjithatë atë ai që në takimet përkatëse nxori një seri të mesazheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që kanë të bëjnë me zhvillimet rajonale si dhe me zhvillimet në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Mustafi.

“E para që ai theksonte është ridinamizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës krahas Republikës së Serbisë, përkatësisht tri marrëveshjet si ajo e Konçulit, marrëveshja mbi riorganizimin e trupit koordinues e vitit 2009 si dhe plani shtatë-pikësh do të duhej tashmë të marrin jetë me mbështetjen amerikane në mënyrë që të akordohen masat urgjente për afirmimin e të drejtave fundamentale të shqiptarëve”.

Ai tutje ka thënë se ambasadori amerikan u ka kërkuar që mesazhet e tij t’i lexojnë sipas zhvillimeve që ndodhin në Evropë dhe në rajon.

“Në anën tjetër sigurisht është edhe një e vërtetë tjetër që shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk janë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa theksoi edhe pjesën tjetër se mesazhet e tij duhet lexuar edhe sipas zhvillimeve që ndodhin në Evropë dhe rajon. Sigurisht kjo marrëveshje i përket vetëm Kosovës dhe Serbisë por do të sjell paqe dhe prosperitet edhe për rajonin”.

“Edhe një tjetër e tha që ishte shumë e rëndësishme që s’do të ketë shkëmbim të territoreve, e cila si temë ishte konsumuar shumë me administratën e Trumpit. Deklarata e tij ishte shumë e drejtpërdrejt”.

Takimet e Christopher Hill me përfaqësuesit e Luginës, Mustafi zbërthen tri mesazhet e ambasadorit
Lexo po ashtu Takimet e Christopher Hill me përfaqësuesit e Luginës, Mustafi zbërthen tri mesazhet e ambasadorit

“Për ne është e rëndësishme të theksohet është se SHBA-ja mbetet partnere e shqiptarëve të Luginës mbetet në mbështetje për kërkesat e tyre legjitime karshi Serbisë dhe në proceset e integrimeve evropiane”.

Sipas Mustafit, duhet kuptuar që misioni i ambasadorit Hill në Serbi është i ndryshëm nga ai që ka qenë në fundin e viteve të 90-ta.

“Dhe kjo është që ta shkëpusë përfundimisht Serbinë nga ndikimi rus”, ka thënë ai.

Mustafi, ka folur edhe lidhur me atë se a mund të shuhet Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai duke folur për deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill karshi politikanëve shqiptarë të Luginës së Preshevës si dhe për zgjedhjet e brendshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se ambasadori Hill ju ka thënë se do t’i diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe me kryeministren Ana Brnabiq.

“Të gjitha këto kërkesa tuaja ai tha se do t’i diskutoj me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Brnabiq, e cila është po e njëjta qasje që ka qenë edhe e ambasadorit Jaan Brathu, ambasadorit të OSBE-së… Pra besoj që duhet të ridinamizohet çështja e Luginës së Preshevës në raport të përfaqësuesve institucional të Luginës me qeverinë e Serbisë, dhe në anën tjetër mbetet përkushtimi sepse nuk ka përfunduar asgjë me Ohrin, madje konsideroj që janë vendosur standarde që duhet të jenë të vlefshme në rajon sepse konsiderojmë që vetëm standardet unike që mund të përdoren në Ballkanin Perëndimor mund të krijojnë hapësirë për paqe, stabilitet e prosperitet”, ka thënë Mustafi.

Ragmi Mustafi – kryetar i organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë intervistës me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu

I pyetur se kur pritet të finalizohet çështja e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ai tha: “E rëndësishme është që mos të plotësohen kushtet ligjore që Këshilli Kombëtar të shuhet, sepse kjo është një mundësi që mund të ndodh. Dhe në këtë kolaps politik, e në këtë krizë politike e ka futur Shqiprim Arifi, Nagip Arifi e Shqiprim Musliu me një qasje infantile, politike duke e konsideruar që sa më pak institucione e mekanizma, nënkupton më shumë fonde për ta. Por kjo nuk do të ndodh. Unë e kuptoj xhelozinë e tyre por nuk mund të ndjekim një politik pa vizion, pa qëllim që nuk ka prodhuar rezultate konkrete. 451 shqiptarë janë angazhuar mes këtyre fondeve në të gjitha organizatat joqeveritare, në 78 projekte diku indirekt do të preken rreth 2 mijë qytetarë të Luginës së Preshevës…”.

Por, sa i përket kallëzimit penal që ka bërë kryetari i Komunës së Preshevës në Prokurorinë e Kosovës për dyshimet për keqmenaxhim të fondeve, Mustafi u shpreh: “Nuk është hera e parë e tij. Jam përball disa herë me prokurorit në Serbi dhe përballem edhe më tej. Përballem edhe për shkaqe të ngritjes së flamurit e jam dënuar, e në dy padi ende jam në gjykim e sipër… jam përball gjithashtu edhe në pretendime të tilla nga prokuroria. Jam shumë i gatshëm, në momentin që prokuroria të më bëj ftesë, unë do të jem në dispozicion plotësisht për këtë.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve të brendshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar ai potencoi se shpreson që do të gjendet një konsensus në përbërjen e re të këtij Këshilli.

“Sa i përket Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, konsiderojë që është një mekanizëm, instrument i dobishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës për ruajtjen e substancës kombëtare dhe për kultivimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Luginë. Besoj që kam bërë shumë në këtë mandat katër vjeçar duke zgjidh problematikat që kanë qenë për më shumë se dy dekada…”, ka thënë Mustafi duke shtuar se “Më 7 maj do të mbahet dhe Kuvendi, me një proces shumë kompleks për shqiptarët e Luginës, do të arrijmë të gjejmë një konsensus për të zgjedhur përbërjen e re të Këshillit Kombëtar shqiptar si instrument i cili do t’i shërbej edhe më tej shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori