Nga: Hisham A. Hellyer / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Sekretari i Jashtëm, David Cameron, kohët e fundit i befasoi analistët duke e shtruar mundësinë e njohjes së shtetin palestinez nga Britania e Madhe, para se të përfundojë procesi i paqes me Izraelin. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë thënë se mund ta njohin shtetin palestinez, pas luftës në Gazë, ndërsa thuhet se në këtë aspekt po i hartojnë opsionet politike. Në kohën e masakrave të sulmit izraelit në Gazë, këto duken si zhvillime të jashtëzakonshme. Por, a paraqesin ndonjë përparim që mund të çojë në rezultat pozitiv në Lindjen e Mesme, apo do të rezultojë në formalizimin e pushtimit izraelit? Djalli fshihet në detaje.
Pushtimi izraelit i Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor (si dhe Lartësive të Golanit dhe Sinait) filloi në vitin 1967, për çfarë pasoi Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila e ka përcaktuar rrugën që shpie para. Për dekada të tëra, kjo rezolutë e mbështetur nga një parim i vetëm, shërbeu si bazë për negociatat midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Parimi ishte i thjeshtë: parakusht për paqen do të ishte tërheqja e Izraelit nga territoret të cilat i pushtoi në vitin 1967. Rezoluta u mbështet nga ShBA-ja, ndërsa rezolutat pasuese e kanë mbështetur që të gjithat të njëjtin pranim – se në botën e sotme është i paligjshëm përvetësimi i territorit përmes forcës ushtarake. Është shtyllë e rendit ndërkombëtar dhe kjo supozohet të na dallojë nga politikat e fuqive të mëdha të epokës para Luftës së Dytë Botërore.
Nëse tendenca aktuale drejt njohjes së shtetit palestinez bazohet në të njëjtin parim, atëherë do të ishte në përputhje me lëvizjet e tjera të bëra në këtë aspekt, veçanërisht me iniciativën e paqes arabe të vitit 2002 – ku normalizimi politik arab me Izraelin do të ishte i afërt, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara nga Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurisë. Të gjithë anëtarët e Ligës Arabe e pranuan këtë iniciativë dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik – duke përfshirë Iranin – pohoi gjithashtu, për shumë herë, mbështetjen për këtë. Deri tash, Izraeli e ka hedhur poshtë këtë iniciativë. Por, nëse shteti palestinez – të cilin ShBA-ja dhe Britania e Madhe synojnë ta njohin – bazohet në të njëjtin kornizë, atëherë mund të ketë një rrugë para.
Por, ka një alternativë tjetër e cila duket shumë më e mundshme. Rezolutë 242 nuk është përmendur për shumë vjet nga Izraeli apo nga ShBA-ja, ndërsa diskursi që shohim se po promovohet nga presidenti Biden nuk e jep mbështetjen për një shtet palestinez të bazuar në ndonjë përkufizim aktual të shtetësisë. Përkundrazi, ajo që Bideni duket se sugjeron është një kinse shtet i ngjashëm me bantustanët e aparteidit të Afrikës së Jugut, ose shtetet kliente të Rusisë në Ukrainën lindore. Me fjalë të tjera, aspak shtet.
Në këtë aspekt, Rezoluta 242 është shumë domethënëse, si në aspektin e pranisë – dhe mungesës së saj. Së pari, pa u fokusuar në të bota do ta kishte ta vështirë të dënonte marrjet e tjera të territorit përmes luftës, duke përfshirë – së fundmi – sulmin dhe pushtimin nga Rusia të tokave në lindje dhe në Krime të Ukrainës. Në të vërtetë, me këtë Rusia do ta kishte një rast më të fortë (megjithëse prapë do të ishte rast tepër i dobët).
Së dyti, nëse planet aktuale izraelite mbi Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor do të merren si udhëzime, atëherë shteti i tillë do të ishte të paktën territorialisht i paqartë dhe qëndrueshmëria e tij shumë e dyshimtë. Për më tepër, nëse një shtet i tillë palestinez do të krijohej, ai nuk do të shikohej nga palestinezët dhe nga rajoni përreth (si dhe komuniteti ndërkombëtar) si përmbushje e detyrimeve ligjore ndërkombëtare nga Izraeli, as si një njohje e aspiratave palestineze për shtetësi. Përkundrazi, do të shihej si legjitimim i pushtimit nën turpin e një lloji të strukturës simbolike të njohjes. Nëse Izraeli dhe aleatët e tij kërkojnë mbështetje brenda rajonit, atëherë ata nuk mund ta legjitimojnë pushtimin.
Ka një rrugë përpara, të bazuar në tri shtylla të domosdoshme. Shtylla e parë është e thjesht “242 në 2024”. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të mbetet themel jo vetëm për trajtimin e çështjes palestineze, por për ruajtjen e parimit vendimtar të rendit ndërkombëtar: refuzimin e forcës si mënyrë për të fituar territor. Komuniteti ndërkombëtar shikon se çfarë kërkon Perëndimi në Izrael dhe Palestinë, dhe e krahason me atë që Perëndimi kërkon në Rusi dhe Ukrainë. Nuk mund të lejojmë që mospërputhja të jetë rregull i ditës.
Shtylla e dytë, e cila mund të rrjedh nga takimi i 8 shkurtit në Riad midis ministrave të Jashtëm arabë, është reforma e vërtetë e Këshillit Kombëtar Palestinez – organit legjislativ të Organizatës për Çlirimin e Palestinës; për ta bërë atë më të përgjegjshëm, më demokratik dhe më përfaqësues, në mënyrë që territoret të udhëhiqen në mënyrën që i ka hije popullit.
Dhe, së fundi, duhet jemi të vetëdijshëm se duhet të refuzohet e djathta ekstreme izraelite e përfaqësuar në qeverinë e shtetit. Nuk mund të pajtohemi në Londër, në Uashington apo askund, me normalizimin e këtyre forcave politike. Nuk mund ta detyrojmë popullin izraelit të votojë në një mënyrë ose në një tjetër, por ne mundemi dhe duhet të tregojmë se sjellja jonë do të pasqyrojë vlerat tona. Është detyrë e Perëndimit që të margjinalizojë dhe izolojë forcat politike izraelite që përfundimisht minojnë sigurinë e popullit të Izraelit si dhe interesat globale në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania