Amerikanët e këqij duhet t’i shpjegojnë më në fund opinionit gjerman se çfarë po bën NSA, nëse po përgjon dhe në ç’masë? Kjo ishte e përbashkëta e kërkesave të shumta që janë dëgjuar para rreth një viti, në kuadër të debatit për përgjimet e shërbimit sekret në Gjermani. Por do të ishte më mirë që gjermanët ta shikojnë veten në pasqyrë, tha asokohe ish-këshilltari për internet i Hillary Clinton, Alec Ross, në Berlin. Shërbimi Informativ Gjerman, BND nuk dallon parimisht asgjë nga NSA, vetëm buxheti i tij është më i vogël. Ai i njihte praktikat e punës. Në mediat gjermane Ross nuk u cituar shumë. Kjo nuk përputhej disi me atmosferën e atëhershme.
Tani tema sërish është në rend dite. Opinioni gjerman ka mësuar ndërkohë se BND-ja është e përfshirë në lojën e madhe të shërbimeve sekrete, ku nuk ka të mirë dhe të këqinj, por ka vetëm interesa. Spiunimet mes miqve, kjo nuk shkon fare? Kancelarja Angela Merkel me këtë deklaratë donte të kthente vëmendjen e diskutimit tek ajo.
Por një marrëveshje miqësie mes SHBA dhe Gjermanisë nuk ekziston. Amerikanët nuk lejojnë gjermanët të bashkëveprojnë madje as në të ashtuquajturin Five-Eyes. Ka mjaft gjëra ku amerikanët e shikojnë Evropën me skepticizëm dhe nga ky shkak janë kureshtarë: Çfarë po ndodhë me shpëtimin e Greqisë? Çfarë po ndodhë me Ukrainën? Çfarë mendojnë evropianët për TTIP? Kur bëhet fjalë për punët tepër të mëdha në sipërmarrje, spiunimi nuk ka kufij.
Por interesa të përbashkëta ekzistojnë në luftën kundër terrorit. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë këtu një fjali interesante, e cila në opinionin gjerman prapë nuk tërhoqi vëmendjen. Në luftën kundër terrorit nuk ekziston asnjë partner më i mirë she SHBA, tha ai. Kjo tingëllonte shumë si një kërkim faljeje, por ishte të paktën fjali e sinqertë. Për gjërat tjera ai tha se nuk mund të deklarohet publikisht. Çështje sekrete.
Në opinion mbetet vetëm një fushë e madhe e mjegulluar. E paqartë është nëse Zyra Kancelarore e ka ditur deri në detaje se çfarë po bën BND, dhe anasjelltas. Por Zyra Kancelarore duhet të ketë parasysh çështjen e madhe – bashkëpunimin me SHBA. Pa amerikanët kurrsesi nuk bëhet – duke u nisur nga ana financiare.
Kjo mund të trajtohet si e mirë apo jo. Ka qenë dhe mbetet një punë e pistë, por shërbimet sekrete nuk janë një oborr me lodra. Të kërkosh tani një kurban, siç po ndodh me Thomas de Maizièren, nuk e ndihmon fare çështjen. Bota nuk do të thjeshtësohej me këtë. Do të eliminohej vetëm një pasardhës i mundshëm i kancelares Merkel, që do ta gëzonte konkurrenten Ursula von der Leyen. Por edhe opozitën, e cila Komisionin parlamentar për NSA do të mund ta prezantonte si sukses. Por do të ishte ky vetëm një sukses në politikën e brendshme. Në fakt Berlini dhe Uashingtoni janë ata të cilat duhet të sqarojnë gjërat. Por në këtë fushë mbretëron heshtje që prej dialogut kibernetik para një viti. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë