LAJMI I FUNDIT:

Mes SHBA-ve dhe BE-së, Shqipëria ende pa qëndrim zyrtar për Jerusalemin

Mes SHBA-ve dhe BE-së, Shqipëria ende pa qëndrim zyrtar për Jerusalemin

Edhe ambasadori i Palestinës në Shqipëri mendon se vendimi i presidentit Trump do të nxisë dhunën, duke i dhënë alibi krahut ekstremist dhe duke dëmtuar krahun reformator, që kërkon paqe me Izraelin.

Kurse ambasadori i Izraelit mendon se vendimi është i drejtë dhe duhet të ndiqet dhe nga Shqipëria. Por pikërisht kjo është çështja, me kë do të rreshtohet Shqipëria?


Të dy ambasadorët kanë nga një thirrje për Shqipërinë.

“Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë, por shpresojmë që Shqipëria duke qenë se ka njohur pavarësinë të Shtetit të Palestinës në 1988, të mos pranojë një katastrofe të tillë kundër palestinezëve dhe më pas që mund të kthehet edhe kundër izraeliteve. Ne e kuptojmë që Qeveria Shqiptare ka marrëdhënie të mira me Qeverinë e Izraelit, por shpresojmë që Shqipëria të paktën të shkojë në linjën e BE-së, që është aleati më i madh i juaj dhe ku ju dëshironi të bëheni pjesë”, thotë ambasadori i Palestinës.

“Unë besoj që ky vendim i SHBA është një thirrje edhe për Shqipërinë, siç është dhe për të gjithë vendet e Europës, ku i thuhet që ambasada jonë është në kryeqytetin e këtij shtetit dhe besojmë që të gjitha ambasadat duhet të jenë në kryeqytetin e Izraelit”, thotë ambasadori i Izraelit në Tiranë.

Çështja është që Shqipëria nuk ka ende një qëndrim zyrtar. A do të rreshtohet me vendet europiane si Gjermania dhe Franca, apo do të ndjekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Si anëtar i asociuar i Bashkimit Europian, Shqipëria ka detyrim të përafrojë politikën e jashtme me politikën europiane.

Por në rastin e Traktatit të Romës që krijoi gjykatën penale ndërkombëtare Shqipëria mbajti anën e Shteteve të Bashkuara.

Kurse për ngritjen e flamurit palestinez në OKB, Shqipëria votoi si vendet e Bashkimit evropian, kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara.

Çështja e Jerusalemit është më e ndjeshme dhe mund të çojë në një përshkallëzim në krejt Lindjen e Mesme. Kurse Shqipëria ndodhet përpara një momenti kyç në marrëdhëniet me Bashkimin evropian, sepse shpreson të marrë vitin e ardhshëm një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Me amerikanët apo me europianët, këtë herë çështja nuk është fare e lehtë. /gsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori