Mes rrënojave të qindra ndërtesave në Turqi, një mbeti e paprekur – madje as xhamat nuk i janë thyer

Në Adiyaman, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar në jug të Turqisë, një ndërtesë mbeti e paprekur mes rrënojave.
Bëhet fjalë për Qendrën Kulturore Commagene, e cila është ndërtuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë me fonde të BE-së, shkruan portali Cumhuriyet.
Një nga qindra ndërtesat e shkatërruara në qytet ishte ajo e bashkisë.
Por Qendra Kulturore Commagene, ndërtesa e parë inteligjente e qytetit, ndodhet pikërisht pranë bashkisë dhe nuk është dëmtuar fare. As xhamat e godinës nuk janë thyer.
Ndërtimi filloi në vitin 2020 dhe qendra u hap në shtator të vitit 2022.
Arkitektët Yavuz Özkaya dhe Sinan Erbuğ qëndrojnë pas ndërtimit, ndërsa vetë ndërtesa është nën menaxhimin e qytetit të Adiyaman. /Telegrafi/
https://twitter.com/tr_hbr/status/1625366769589420033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1625366769589420033%7Ctwgr%5E66ef4aec6d8cc2929232ef0a957eb4b3725b5cd4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Ffoto-medju-rusevinama-u-turskoj-ova-je-zgrada-ostala-netaknuta%2F2438079.aspx











































