Wanda Nara ka bërë të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të fundit.

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, e cila javën e kaluar njoftoi se dyshja ishin ndarë, u fotografua me një fustan të guximshëm transparent.


Kjo vjen pasi Icardi la të kuptohej se dyshja ishin ribashkuar.

Screenshot 7 55 Wanda Nara (Foto: Instagram)

Sulmuesi i huazuar i Galatasarayt ndau një foto të çiftit në faqen e tij zyrtare në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin e një zemre.

Pavarësisht se janë të martuar për nëntë vjet, dyshja kanë duruar një javë të çmendur pas njoftimit të ndarjes së tyre të dytë.

Icardi e akuzoi Wandan se ka qenë toksike dhe se ishte përpjekur t’ia kontrollonte jetën.

Screenshot 8 48 Wanda Nara (Foto: Instagram)

Wanda ka jetuar e ndarë me Icardin falë angazhimeve televizive që ka aktualisht në Argjentinë.

Por pasi pranoi se jeta pa bashkëshortin e saj ishte "e dhimbshme", dyshja mund të rikthehen në marrëdhënie të mira pas postimit të fshehtë të sulmuesit.

Screenshot 9 41 Wanda Nara (Foto: Instagram)

Wanda dhe Icardi ishin ndarë më parë tetorin e kaluar mbi akuzat se ai e kishte tradhtuar, me argjentinasin që më pas humbi stërvitjen e Paris Saint-Germain për të rregulluar gjërat.

Sidoqoftë, do shihet në vazhdim se si do të rrjedhë historia e tyre e dashurisë. /Telegrafi/