Kylian Mbappe vijon të jetë në qendër të vëmendjes të çdo afati kalimtar, me dy klubet kryesore Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, që kryesojnë garën për francezin.

Sulmuesi duket se dëshiron shumë që të bëhet pjesë e Los Blancos, pasi e pret edhe një bashkim me Karim Benzeman, futbollist që shkon shumë mirë me të te Franca.


Por janë tre arsye që mund ta mbajnë francezin te PSG-ja, edhe pse as këtë vit nuk e fitoi Ligën e Kampionëve.

Paga: 200 milionë euro për 2 vite kontratë

PSG planifikon që t’i ofrojë Mbappes një kontratë të re deri në 2024-ën me një pagë prej 50 milionë eurosh për sezon plus 100 milionë euro bonus për qëndrimin.

Ai do të bëhet lojtari më i paguar në klub, duke e kaluar Neymarin dhe Leo Messin.

mbappe

Zinedine Zidane, trajneri i PSG-së?

Humbja ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ka rritur mundësinë e ndryshimit të trajnerit te PSG-së për sezonin 2022-2023.

Zëvendësimi i Mauricio Pochettinos me Zinedine Zidanen mund të ndikonte në dëshirën e sulmuesit 23-vjeçar për të zgjatur qëndrimin në Paris.

messi neymar mbappe

Lojërat Olimpike Paris 2024

Raportimet e fundit bëjnë me dije se vetë Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, i ka kërkuar Mbappes që të qëndrojë te PSG-ja.

Përtej faktit që do të jetë pjesës e përfaqësueses së Francës për Kupën e Botës Katar 2022, në skenë dalin edhe Lojërat Olimpike që do mbahen në Paris.

macron mbappe

Francezi dëshiron që të jetë një nga imazhet kryesore të këtij eventi, gjë që mund ta bënte atë të vishte fanellën e PSG-së në vend të asaj të Realit. /Telegrafi/

telegrafi sport app