LAJMI I FUNDIT:

Mes divorcit, Jimmie Allen dhe Alexis Gale bëhen prindër për herë të tretë

Mes divorcit, Jimmie Allen dhe Alexis Gale bëhen prindër për herë të tretë

Këngëtari i njohur i muzikës ‘Country’, Jimmie Allen dhe ish- gruaja e tij Alexis Gale kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Alexis, 27 vjeç, ndau fotot e të porsalindurit që erdhi në jetë javën e kaluar.

“Cohen Ace James. E mërkurë, 27 shtator 2023”, shkroi ajo pranë një postimi fotografish.


Ajo ndau gjithashtu foto të motrave të mëdha Naomi, tre vjeç dhe Zara, pothuajse dy, duke mbajtur në krahë vëllanë e tyre.

Alexis dhe këngëtari i “This is Us”, 38 vjeç, njoftuan se prisnin fëmijë të njëjtën ditë kur njoftuan ndarjen e tyre në prill, pas gati tre vitesh martesë.

“Pas shumë mendimeve dhe reflektimeve në muajt e fundit, Lex dhe unë kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, ka shkruar Allen në rrjetet sociale.

Jimmie Allen dhe Alexis Gale i japin fund martesës, zbulojnë se gjatë kësaj periudhe janë në pritje të fëmijës së tretë
Lexo po ashtu Jimmie Allen dhe Alexis Gale i japin fund martesës, zbulojnë se gjatë kësaj periudhe janë në pritje të fëmijës së tretë

“Ndërsa lundrojmë në këtë ndryshim të jetës, ne gjithashtu mund të ndajmë se do të mirëpresim një fëmijë tjetër së bashku më vonë këtë vit”, shkroi ai atë kohë.

Deklarata e përbashkët vazhdoi: “Prioriteti ynë numër një është dhe do të jetë gjithmonë të sigurojmë që fëmijët tanë të jenë të shëndetshëm, të lumtur dhe të dashur”.

Dyshja thanë në atë kohë, “ne mbetemi të përkushtuar për të qenë bashkë-prindër me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

Postimi që atëherë është bërë privat ose është fshirë, por nuk gjendet më në llogarit e tyre në rrjetet sociale.

Secili përmendi ‘ndryshime të papajtueshme’ në dosjet e tyre të divorcit.

Në maj, artisti Best Shot u padit nga ish-menaxheri i tij.

Ajo e ka akuzuar atë për dhunë seksuale, sulm, burgosje të rreme dhe shqetësim emocional.

Këngëtari ka mohuar pretendimet, por tha se ai dhe ish-menaxherja e tij kishin një lidhje konsensuale.

Pasi u shfaqën akuzat, ai u largua nga ekipi i tij drejtues në UTA.

Ndërsa, Alexis nuk e ka etiketuar ish-partnerin e saj të ardhshëm në foton në Instagram dhe këngëtari i “Shallow” nuk ka përmendur asgjë për djalin e tij të porsalindur në platformë.

Jimmie është gjithashtu baba i djalit Aadyn, tetë vjeç, nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Kalo në kategori