Dries Mertens nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën e tij me Napolin, pasi Inter është duke i ofruar para shumë më shumë.

Belgu kishte qenë afër një marrëveshje me presidentin Aurelio De Laurentiis, por bllokada e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit i ka ngadalësuar negociatat.


Sipas Sport Mediaset, Mertens po shtyn gjithnjë e më shumë drejt largimit pasi kontrata e tij skadon këtë verë.

Mertens

Manchester United, Arsenal dhe Chelsea janë po ashtu të interesuara, por Mertens do të preferonte të qëndronte në Itali dhe Interi po ofron kushtet më të mira.

Është raportuar se Nerazzurrët kanë propozuar një kontratë dy vjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon, plus një mundësi për ta zgjatur edhe për një vit të tretë.

mertens 1

Kjo do t'i jepte atij afërsisht 1 milion euro më shumë se pagat që i merr te Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app