LAJMI I FUNDIT:

Merret vesh rezolucioni i Galaxy S8!

Merret vesh rezolucioni i Galaxy S8!

Një raport i ri mbi telefonin e ardhshëm premium të Samsung, Galaxy S8, ka bërë të ditur se proporcion 18:5:9. Rezolucionet e sakta të pajisjes poashtu janë bërë të ditura nga lajmi që vjen prej Kinës.

Sipas raportit, të dy modelet e Galaxy S8 do të kenë rezolucione prej 1440×2960 pikselë, në një ekran me teknologjinë Super AMOLED. Versioni më i vogël i telefonit do të ketë dendësi të pikselëve prej 531 piksel për inç.


Samsung do të zbuloj modelet e reja të Galxy S8 në ngjarjen “Unpacked” e cila do të mbahet në Nju Jork më 29 mars. Pajisjet priten të dalin në shitje më 21 prill, rreth tri javë pas njoftimit zyrtar.

Dyshja e Galaxy S8 do të fuqizohen me Qualcomm Snapdragon 835 ose Samsung Exynos 8895, varësisht prej regjionit.

Të dy modelet do të vijnë me RAM memorie prej 4GB, hapësirë të zgjerueshme prej 64GB, kamerën frontale me 8MP dhe atë të pasme me 12MP.

Telefonat poashtu do të kenë skenuesin e bebëzës, portin USB Type-C dhe asistentin virtual Bixby.