LAJMI I FUNDIT:

Merret vendimi, libri i John Bolton do të publikohet – gjykata hedhë poshtë kërkesën e Administratës Trump

Merret vendimi, libri i John Bolton do të publikohet – gjykata hedhë poshtë kërkesën e Administratës Trump

Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë kërkesën e administratës së Trump për të ndaluar publikimin e librit të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gjykatësi, Royce Lamberth, i Gjykatës së Washington DC, shkroi në një vendim se argumentet e Departamentit të Drejtësisë, nuk mjaftonin për të ndaluar botimin e librit.


Ai përmendi se libri, i cili planifikohet të dalë të martën, tashmë ishte shpërndarë gjerësisht në internet, edhe nëse gjykata do të vendoste ndryshe.

“Për disa arsye të cilat nuk duhet t’i potencojmë, Gjykata nuk do të urdhërojë një cenzurë mbarëkombëtare”, tha Lamberth.

Libri i ri nga John Bolton, përshkruan ‘mbizotërimin’ e presidentit amerikan, Donald Trump, për të fituar përsëri zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së.

Shumë prej të dhënave bazohen në biseda private, dhe janë të pamundura të verifikohen, shkruan BBC.

Me këtë rast, administrata e Trump, ka deklaruar se libri ishte i “përbërë nga gënjeshtra dhe histori të rreme”./Telegrafi/