Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar, me qëllim që t’i merrnin 5000 euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët i kanë hequr lirinë për disa orë të riut, duke e mbajtur në një apartament dhe duke ushtruar dhunë ndaj tij, për ta detyruar të dorëzonte shumën prej 5000 eurosh. Pasi viktima ka dorëzuar paratë, autorët e kanë kanosur sërish që t’u jepte edhe një shumë tjetër.


Si rezultat i operacionit policor, u identifikuan 5 shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes. Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., 60 vjeç, babai i njërit prej të arrestuarve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në dhomën ku qëndronte i biri, shtetasi L. K., policia gjeti dhe sekuestroi 5000 euro, që dyshohet të jenë shuma e marrë me dhunë nga 27-vjeçari.

Në total, gjatë operacionit janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak

5000 euro

6 celularë

1 automjet

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/