LAJMI I FUNDIT:

Merret në pyetje mjeku Zhan Mitrev, nga klinika thonë se kanë punuar në interes të pacientëve

Merret në pyetje mjeku Zhan Mitrev, nga klinika thonë se kanë punuar në interes të pacientëve

Mjeku Zhan Mitrev sot është thirrur për marrje në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Marrjen në pyetje e kanë konfirmuar edhe nga Klinika “Zhan Mitrev”, prej ku thonë se për zhvillimin e mëtejshëm do ta informojnë opinionin.


“Klinika Zhan Mitrev edhe tani edhe në të ardhmen do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet për të cilat mund të jetë rasti. Si klinikë kemi qenë dhe vazhdojmë të punojmë tërësisht transparente dhe në interes të pacientëve. Kjo marrëdhënie nuk është vetëm ndaj institucioneve dhe organeve kompetente në vend, por edhe ndaj pacientëve tanë”.

“Duke e ditur të vërtetën dhe duke u udhëhequr nga standardet e larta të punës, ne do të ndihmojmë në zbardhjen e situatës aktuale dhe po vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona materiale dhe njerëzore që e vërteta të dalë para opinionit. Ne besojmë sinqerisht se vetëm me një marrëdhënie transparente dhe bashkëpunim të hapur mund t’i shërbejmë të vërtetës dhe vlerave etike dhe morale sipas të cilave ne punojmë”, thuhet në njoftimin e Klinikës “Zhan Mitrev”.

Klinika "Zhan Mitrev": Përqindja e pacientëve të mbijetuar me Covid-19 në klinikën tonë është më e lartë se mesatarja kombëtare
Lexo po ashtu Klinika "Zhan Mitrev": Përqindja e pacientëve të mbijetuar me Covid-19 në klinikën tonë është më e lartë se mesatarja kombëtare

Ndryshe, Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas një dokumentar të publikuar nga “IRL”, ka nisur hetime mbi punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe mjekut Zhan Mitrev.

Në dokumentar, sipas IRL’së, të dhënat flisnin se hemofiltrimi, i cili u përdor për pacientët e sëmurë rëndë nga Covid-19 ishte një eksperiment, dhe dyshimet janë se pacientët kanë vdekur nga bakteret spitalore që spitali nuk i ka raportuar askund më pas.

Me tu publikuar rasti në mediat vendore dhe jo vetëm, shumë familjarë të personave që kishin ndërruar jetë në atë klinikë gjatë procesit të hemofiltrimit, nga Maqedonia dhe Kosova, dorezuan padi ndaj mjekut Zhan Mitrev.

Klinika Zhan Mitrev deklaroi se u jep qasje institucioneve që te kryejnë kontrolle në të gjitha dosjet e pacientëve të cilët po trajtoheshin me Covid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori