LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh gjitha specifikat e modelit të ri të Moto G5

Merren vesh gjitha specifikat e modelit të ri të Moto G5

Gjatë ditëve të fundit, kemi hasur në shumë informata në lidhje me Motorola Moto G5 të cilat kanë qenë pjesë e spekulimeve të ndryshme.

Tani, sipas disa thashethemeve të reja, kemi disa detaje të cilat zbulojnë më shumë rreth pajisjes e cila pritet të lansohet më vonë gjatë këtij viti.


Blogu Brazilian, TechnoBlog.net, ka arritur të sjell disa informata të reja mbi Moto G5, të cilat zbulojnë specifikat kryesore që pritet të vijnë së bashku me pajisjen e re.

Sipas raportit, pajisja do të ketë ekranin e madhësisë 5 inç me rezolucionin prej 1920×1080 pikselëve, ndërkohë që versioni Plus pritet të vie me ekran 5.5 inç dhe rezolucionin prej 1080 pikselëve.

Specifikat tjera përfshijnë procesorin Snapdragon 430, RAM memorien prej 2GB, hapësirën ruajtëse me 32GB, kamerën kryesore prej 13MP, kamerën dytësore me 5MP dhe baterinë prej 2800 mAh.

Sistemi operativ me të cilin do të punoj pajisja do të jetë Android 7.0 Nougat. Versioni Plus pritet të ketë procesorin Snapdragon 625 dhe RAM memorien prej 4GB.